VMRO-DPMNE: Portal për kërkesat dhe vendimet gjyqësore
Do të krijojmë një portal në internet ku gjyqet do t’i publikojnë aktvendimet e plotfuqishme për procedurat falimentuese dhe informata të detajuara për pronën që shitet. Në këtë mënyrë blerësit e interesuar do të munden në një vend të kenë qasje në të gjitha pronat të cilat janë në procedurë falimentuese, që duhet të kontribuojë për t’u arritur çmim më i lartë shitës. Afati: nëntor 2008.
Arsyetim:
Janë bërë ndryshime në Ligjin për falimentin, me qëllim që të ekzistojë e-falimentimi, ndërsa informatat për procedurat falimentuese gjenden në ueb-faqen e Regjistrit qendror të RM-së, në pjesën Lista e procedurave aktive falimentuese.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari