VMRO-DPMNE: Përkthim i librave dhe librave shkollorë
Përfundimi i projektit për përkthimin e mbi 500 librave shlencorë dhe shkollorë, prej të cilave mësohet në lëndë të ndryshme studimore në 10 universitet e ranguara më mirë në SHBA dhe në Evropë. Veprat e përkthyera bashkëkohore, përveç administratës, do t’i shfrytëzojnë edhe të gjitha universitetet e Maqedonisë. Studentët para vetes do t’i kenë veprat kulmore shkencore, sipas të cilave mësojnë kolegët e tyre në Harvard, Boston, Columbia University, London School of Economics, Cambridge, Oxford etj. Afati i përfundimit të këtij projekti: maj 2009.
Arsyetim:
Edhe pse afati për përfundimin e projekti ishta maji i vitit 2009, në fund të vitit 2009 ishin publikuar vetëm 165 nga 500 librat që janë pjesë e kësaj faze. Informata e fundit për përkthimin e librave shkencorë dhe librave shkollorë është se deri tani janë përkthyer 425 libra.
Linke:
- Time.mk (28.09.2010).Promovim i titujve të Projektit për përkthim të 500 librave profesionalë. [Qasur më: 19.05.2011]
- Time.mk (13.03.2010). Promovim i 14 librave që janë pjesë e projektit “Përkthimi i 500 librave profesionalë, shkencorë dhe shkollorë”. [Qasur më: 19.05.2011]
- Kurir (22.01.2011). U mbajt promovimi i 24-ët nga projekti për përkthimin e literaturës profesionale. [Qasur më: 19.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari