VMRO-DPMNE: Përkrahje për formimin dhe funksionimin e kooperativave bujqësore
Vazhdojmë ta përkrahim formimin dhe funksionimin e kooperativave bujqësore. Kooperativave të reja do t’u mundësohet përkrahje teknike për përforcimin e kapacitetit të tyre për funksionim të pavarur. [Afati: 2011 – 2013]
Arsyetimi:
Nga ana e Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në nëntor të vitit 2011 u shpall ftesë publike për aplikim për përkrahje financiare për formimin e kooperativave dhe ruajtjen e viseve rurale. Sipas paralajmërive të ministrit për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat, për bujqëit që do të bashkohen është paraparë ndihmë teknike dhe organizative, subvencione më të mëdha, lirim nga pagesa e kompenzimit për ujë, përparësi gjatë ndarjes së tokës bujqësore, si dhe gjatë furnizimit dhe kompletimit të mekanizimit të ri bujqësor, dhe masa të tjera të ngjashme. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]
Linke:
- Idividi (01.11.2011): Shpallet ftesë publike për aplikim për përkrahje financiare për formimin e kooperativave dhe ruajtjen e viseve rurale. [Qasur më: 16.04.2012]
- Utrinski Vesnik (27.11.2011): Do të rikthehen kooperativat bujqësore. [Qasur më: 16.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari