VMRO-DPMNE: Pagesë sipas shërbimit të kryer shëndetësor

Futja në përdorim e sistemit të pagesës sipas shërbimit të kryer shëndetësor, e jo çmimore për materiale medicinale dhe rroga për punëtorët shëndetësorë siç është tani.
Sistemi i DRg fillimisht do të përdoret për matjen e efikasitetit dhe vëllimit të punës së organizatave shëndetësore, si masë kryesore dhe vegël për përcaktimin e buxheteve vjetore, gjegjësisht korrigjues në përcaktimin dhe shmangien prej tyre.
Deri në fund të vitit 2008, financimi i të gjitha spitaleve të përgjithshme do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në mënyrë të saktë për llojin dhe sasinë e shërbimeve shëndetësore të cilat i ofrojnë institucionet shëndetësore.
Në këtë mënyrë do të mundësohet ridistribuim i drejtë i financimit varësisht nga sasia dhe kualiteti i punës në të gjitha spitalet.
Mënyra më e thjeshtë për implementimin e DRg është përpilimi i një softueri, i cili do t’i grupojë diagnozat. Softueri do t’i sortojë diagnozat në grupe të ngjashme DRg ose raste mjekësore (gjatë këasaj duke e marrë parasysh gjininë, moshën, gjendjen e pacientit, llojin e intervenimit, mirëpo edhe rezultatin që është arritur pas tij, si dhe destinacionin e tij të ardhshëm, d.t.th. udhëzimin).Afati i fillimit të zbatimit të plotë të metodologjisë DRg në shëndetësinë e Maqedonisë është 1 korriku i vitit 2008, ndërsa me aktivitete të caktuara plotësuese do të fillohet prej 1 janarit 2009.

Arsyetim:

Ky premtim është realizuar, mirëpo me vonesë. Zbatimi i plotë dhe implementimi praktik, në vend të 1 korrikut të vitit 2008, filloi më 1 janar 2009.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.