VMRO-DPMNE: Njësite të mjekësisë urgjente për kryerje të triazhit (përzgjedhjes) së të sëmurëve urgjentë

Në spitalet rajonale do të formojmë njësite të mjekësisë urgjente për kryerje të triazhit (përzgjedhjes) së të sëmurëve urgjentë, dhe lidhjen e tyre me Qendrën nacionale për mjekësi urgjente me qëllim të ofrimit  të intervenimeve shëndetësore në kohën e duhur, në tërë territorin e RM-së. Me triazh do të përzgjidhen pacientët të cilët mund ta marrin trajtimin adekuat në spitalin rajonal dhe do ta marrin ndihmën e nevojshme në afat prej gjysmë ore. Me këtë do të shpëtohen shumë jetëra, dhe vetëm një numër i vogël i rasteve më të rënda do të dërgohen në Qendrën klinike në Shkup. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari