VMRO-DPMNE: Ndjekja elektronike e lëndëve gjyqësore
Me futjen në përdorim të këtij sistemi, do të mundësohet ndjekja e lëndëve gjyqësore prej regjistrimit e deri në zgjidhjen e tyre. Ekzistimi i këtij sistemi do të mundësojë ndjekje elektronike të vëllimit të punës së gjykatësve dhe kontributin e tyree në zgjidhjen e lëndëve; ndjekje të fazave në të cilat gjenden lëndët gjyqësore; njoftim për afatet e fundit për zgjidhje të lëndëve gjyqësore; caktimi automatik i termineve për seancat gjyqësore dhe qasjen te dokumentet gjyqësore.
Arsyetim:
Si pjesë e përpjekjeve të projektit për promovim të sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Maqedoni, Projekti i USAID-it për implementim të reformave gjyqsëore (JRIP), implementoi një sërë aktivitetesh për përmirësim të punës së gjyqeve, në mesin e të cilave edhe futjen në përdorim të Sistemit për menaxhim të automatizuar me lëndët gjyqësore dhe informim (ACCMIS).
Linke:
- USAID Maqedoni. (06.2010). Prezantim te Këndet amerikane: “Sistemi për menaxhim të automatizuar me lëndët gjyqësore dhe kontributi i tij për gjyqësi më efikase”. [Qasur më: 25.05.2011.]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari