VMRO-DPMNE: Ndihmë financiare për fëmijët pa prindër që studiojnë
Të gjithë fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror të cilët pas lëshimit të shtëpisë së kujdesit do të regjistrohen në fakultet, magjistraturë ose doktoraturë, do të marrin nga 18.000 denarë në muaj (që vitet që i kanë regjistrua në rregull) gjatë tërë periudhës së studimeve. Për fëmijët që tashmë kanë marl banesë nga shteti, kompensimi mujor do të jetë 9.000 denarë për shkak se nuk u nevojiten mjete për ta paguae qiranë e banesës. Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë me fillimin e vitit shkollor 2011/2012, gjegjësisht prej tetorit të vitit 2011.
Kjo masë është paraparë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale, të miratuara në mars të vitit 2011, ndërsa zbatohet nga 15 shtatori 2011. Sipas informatave, deri tani rreth 20 persona e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. [Аzhurnuar më: 10.09.2012]
Linke:
- Utrinski Vesnik (09.03.2011): Qeveria premtoi para për invalidët dhe për studentët, por për vitin e ardhshëm. [Qasur më: 31.10.2011]
- Ministria për punë dhe politikë sociale: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale. [Qasur më: 10.09.2012]
- Kurir (03.08.2012): Fati është dallimi i vetëm ndërmjet fëmijëve pa prindër dhe të tjerëve. [Qasur më: 10.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari