VMRO-DPMNE: Ndërtimi i Teatrit turk
Me ndërtimin e këtij projekti kapital, për herë të parë komuniteti turk në vendin tonë do ta ketë teatrin e tij. Teatri turk ka marrë një numër të madh shpërblimesh reprezentative në vend dhe jashtë tij, dhe me ndërtimin e këtij objekti, më në fund do të ketë kushte bashkëkohore për punë të këtij institucioni nacional, i cili vite me radhë e ndante hapësirën me Teatrin shqiptar. Për ndërtimin e Teatrit turk pritet donacion edhe nga Republika e Turqisë. Bartës: IN Teatri turk. [Afati: 2015]
Arsyetim:
Sipas drejtorit Atilla Klinçe, ndërtimi i Teatrit të ri turk pritet që më në fund të fillojë nga fundi i muajit prill. Në intervistën për Utrinski Vesnik, ai thotë se Qeveria ka miratuar mjete vetëm për ndërtimin e karabinasë, por edhe se është nënshkruar memorandum ndërmjet Ministrisë për kulturë të RM-së dhe Ministrisë për turizëm të Republikës së Turqisë për ta ndihmuar ndërtimin e teatrit. [Аzhurnuar më: 05.04.2012]
Është me rëndësi të theksohet se ky projekt ishte pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në vitin 2008, por deri në fund të mandatit paraprak nuk kishte paralajmërim për realizimin e këtij projekti.
Linke:
- Utrinski Vesnik (04.04.2012). Më në fund, do të fillojë ndërtimi i Teatrit turk. [Qasur më: 05.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari