VMRO-DPMNE: Mësim nëpërmjet lojës

Qëllimi i këtij projekti është të shfrytëzohet dëshira e fëmijëve për të luajtur dhe nëpërmjet lojërave t’u mundësohet përvojë e këndshme gjatë nxënies së materialit mësimor, ku nxënësit do të kënaqen dhe do të kyçen në mënyrë aktive. Ekziston një numër i madh i lojërave dhe i aktiviteteve që mund të zgjidhen dhe të shfrytëzohen për mësim. Në kuadër të këtij projekti do të realizohen një numër i madh i video-lojërave serioze, të cilat fëmijëve do t’u mundësojnë më lehtë dhe me kënaqësi t’i mësojnë përmbajtjet mësimore, veçanërisht nga fushat e matematikës dhe të teknikës. Do të sigurojmë prej 10 deri në 12 video-lojëra në vit për lëndët mësimore: gjuhë amtare, matematikë, histori, biologji, kimi, gjeografi, fizikë dhe gjuhë e huaj. Qasja e këtillë do ta lirojë kreativitetin e nxënësve dhe do të kontribuojë që ata të jenë më të përkushtuar ndaj këtyre lëmive të rëndësishme. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 1,2 milionë denarë në vit. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Ministria për arsim, më 04.04. njoftoi se kanë filluar përgatitjet për realizimin e projektit “Mësim nëpërmjet lojës”. Me këtë projekt është paraparë që nëpërmjet video-lojërave nxënësit më lehtë t’i përvetësojnë përmbajtjet mësimore, me anë të detyrave zbavitëse dhe interesante. Në ministrinë përkatëse theksojnë se “Qasja e këtillë do ta lirojë kreativitetin e nxënësve dhe do të kontribuojë që ata të jenë më të përkushtuar në mësimin e këtyre lëndëve, të kenë njohuri më të thella dhe do ta nxisë kreativitetin në zbatimin e njohurive të nxëna në jetën e përditshme”. [Аzhurnuar më: 05.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.