VMRO-DPMNE: Lidhje hekurudhore e Maqedonisë me Bullgarinë

ВМРО-ДПМНЕ: Железничко поврзување на Македонија со БугаријаMe realizimin e këtij projekti të madh dhe strategjik, do të mundësohet edhe lidhje hekurudhore e Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bullgarisë. Në këtë mënyrë do të ndërtohet njëra nga pjesët që mungojnë të Korridorit panevropian 8, i cili e lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë, e njëkohësisht do të krijohet edhe lidhje funksionale e Koridoreve 10 dhe 8, dhe trafikut që zhvillohet nëpër to e që pritet në Shkup. VMRO-DPMNE punon në mënyrë aktive për kompletimin e aktiviteteve dhe lëshimin në përdorim të hekurudhës, në pjesën prej Kumanove deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Në vitet 2009 dhe 2010 është përgatitur projekti themelor për pjesën Kriva Pallanka – Deve Bair, ndërsa tani punohet studimi i fizibilitetit dhe studimi për ndikimin mbi mjedisin jetësor me studim social, ndërsa duhet të përgatitet edhe projekti për aksin Beljakovc-Kriva-Pallankë. Hekurudha e re do të jetë me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, në pjesën ku gravitojnë komunat Staro Nagoriçan, Kratovë, Rankovc dhe Kriva Pallankë, më saktë vendet Beljakovc, Shopsko Rudare, Kratovë, Rankovc, Gjinovc, Psaça, Mozhdinjak, Kriva Pallankë, Zhidilovë, Deve Bair dhe ajo do të mundësojë lidhje me transportin hekurudhor për tërë rajonin. Mjetet që nevojiten për ndërtim të plotë  vlerësohen në rreth 450 milionë euro dhe planifikohet të sigurohen nga institucione financiare ndërkombëtare, BEI dhe BERZH. [Afati: 2012 – 2020]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.