VMRO-DPMNE: Kurs pa pagesë për gjuhën angleze për gjykatësit dhe prokurorët

Do të sigurojmë trajnim pë pagesë për mësimin e gjuhës angleze për çdi gjykatës dhe prokuror i cili nuk e njeh mirë gjuhën angleze, pasi të bëhet testimi paraprak për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze. Do të fusim në përdorim edhe mësimin jo të obligueshëm dhe pa pagesë të gjuhës së dytë të huaj. Prej vitit 2011, kusht për t’u bërë gjykatës dhe prokuror do të jetë njohja e shkëlqyeshme e gjuhls angleze. Qëllimi është që gjykatësit dhe prokurorët e Maqedonisë t’i ndjekin zhvillimet globale, literaturën më bashkëkohore shkencore dhe trajnimet në vendet e zhvilluara. Afati: në mënyrë të vazhdueshme prej vitit 2008 deri në vitin 2012.

Arsyetim:

Për këtë qëllim, gjatë vitit të kaluar janë organizuar kurse të gjuhës angleze, edhe atë kurse fillestare dhe të avancuara, të cilat i kanë ndjekur 62 gjykatës dhe prokuorë nga të gjitha instancat.Drejtoresha thekson se është dukuri e zakonshme që në fillim në secilin prej këtyre kurseve të paraqiten një numër i madh i pjesëmarrësve, me ç’rast vështirësohet mbajtja e mësimit, e pastaj për një kohë të shkurtër një numër i madhe prej tyre të heqin dorë dhe të mbeten grupe të vogla. – Utrinski vesnik

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.