VMRO-DPMNE: Kontrollim elektronik i njohurive të nxënësve
Do të fusim sistem për ndjekje të arritjeve të nxënësve dhe kontrollim të njohurive të nxëna. Kjo nënkupton se në çdo vit shkollor do të bëhet evaluim i suksesit të nxënësve në mënyrë elektronike. Rezultatet nuk do të ndikojnë te notat e nxënësve, gjegjësisht në suksesin e tyre, por do të paraqesin kriter plotësues për regjistrim në shkollë të mesme dhe në fakultet. Qëllimi i projektit është që nxënësit të motivohen për përfitim të njohurive dhe të shkathtësive, e jo vetëm të marrin nota të larta, ndërsa arsimtarëve t’u sigurojmë kushte për notim të paanshëm dhe objektiv, pa presione, në përputhje me standardet dhe kriteret e përcaktuara për notim. Rezultatet nga kontrollimi i arritjeve të nxënësve do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e karrierës së arsimtarëve dhe indikator i mirë për nevojat për përkrahje këshilldhënëse-profesionale. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencës, Qendra shtetërore për provime. Buxheti: 30 milionë denarë. [Afati: 2015]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari