VMRO-DPMNE: Këshilla profesionale kualitative pa pagesë për bujqit

Do të sigurojmë Këshilla profesionale kualitative pa pagesë për bujqit. Shërbimi këshilldhënës shtetëror do të paraqesë një partner dhe shërbim efikas bashkëkohor për ofrimin e këshillave të nevojshme dhe të dobishme për bujqit, me praninë e vazhdueshme në terren dhe me kontaktet e drejtpërdrejta me bujqit. Për këtë qëllim, Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë do të përforcohet në mënyrë institucionale për arritjen e kualitetit të shërbimeve, të harmonizuara me nevojat e bujqësisë moderne dhe rritjen e përgjegjësisë në punë. [Afati: nëntor 2011 – 2015]

Arsyetim:

Sipas informatave, janë bërë reforma në shërbimin publik këshilldhënës në kuadër të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, me qëllim të informimit dhe të edukimit më të mirë të bujqve. Janë paralajmëruar aktivitete të shtuara në terren dhe aktivitete edukative të dedikuara për bujqit. Në këtë drejtim, është nënshkruar një memorandum ndërmjet Agjencisë për nxitjen e zhvilimit të bujqësisë dhe Federatës së fermerëve, Lidhjes së bujqve dhe Asociacionit të bujqve. Poashtu, në Agjenci është implementuar edhe mënyra elektronike e evidencës, monitorimit dhe evaluimit. E gjithë kjo është bërë me qëllim që të sigurohen këshilla profesionale kualitative pa pagesë për bujqit. [Azhurnuar më: 18.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.