VMRO-DPMNE: Investues për objektet turistike

Do të vazhdojmë me aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës publike, objekteve turistike, atraksioneve turistike, ndërtimit të rrugicave dhe qendrave rekreative rreth liqeneve dhe objekteve të tjera të ngjashme me rëndësi për turizmin. Nëpërmjet çmimit të ulët fillestar të tokës prej 1 euro për metër katror, si dhe me zvogëlimin e të dhënave komunale për 95% nga vlera fillestare, do të vazhdojmë me tërheqjen e investuesve për hotele dhe objekte të tjera turistike në Shkup, Ohër, Strugë, Prespë dhe Dojran për turizmin e liqenit, dhe në Gjevgjeli, Manastir, Krushevë, Tetovë dhe Ponikvë për turizmin dimëror dhe në shumë vende të tjera. Në bregun e liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, do të formojmë Zona për zhvillim turistik, ku, sipas shembullit të zonave të lira ekonomike, do të mundësojmë ndërtim të hoteleve dhe komplekseve të reja hotelierike. Për investuesit në ato zona turistike, të cilat do të jenë të hapura si për investuesit vendorë poashtu edhe për ata të huaj, dhe të cilët do të duhet të ndërtojnë hotele me 4 ose me 5 yje, do të mundësojmë çmim të ulët fillestar të tokës prej 1 euro për metër katror, infrastrukturë të zhvilluar deri te vendi i ndërtimit, kompensim të të dhënave komunale prej vetëm 1 euro për metër katror dhe lirim nga tatimi në fitim për 5 vitet e para nga fillimi me punë i objektit, si dhe benificione të tjera. Ky projekt mund të realizohet vetëm nëse kemi bashkëpunim të mirë me vetëqeverisjen lokale. Do të hapim ftesë publike ndërkombëtare për një shtëpi arkitektonike me renome botërore, e cila do të përgatisë plan strategjik afatgjatë për zhvillimin e Ohrit dhe vendbanimeve në Liqenin e Ohrit për 20 vitet e ardhshme. Poashtu, do të vazhdojmë me aktivitetet për zgjidhjen e statusit të pushimoreve për fëmijë, me qëllim të ridestinimit të tyre si hotele, motele dhe hostele, si pjesë përbërëse e ofertës tonë turistike. [Afati: nëntor 2012]

Arsyetim:

Ka filluar projekti sipas të cilit ofrohet toka shtetërore me çmim prej 1 euro për metër katror dhe zvogëlim të të dhënave komunale për 95% nga vlera fillestare për ndërtimin e hoteleve. Përveç kësaj, në propozim-ligjin për zonat për zhvillim turistik, të cilin qeveria e miratoi në prill të vitit 2012, parashihet formimi i Zonave për zhvillim turistik. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]

Kuvendi i RM-së më 6 nëntor 2012 e miratoi Ligjin për zonat për zhvillimin turistik, me të cilin parashihet formimi i zonave për zhvillim turistik në bregun e Liqenit të Ohrit, Prespës, dhe të Dojranit. [Аzhurnuar më: 20.12.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.