VMRO-DPMNE: HC Çebren dhe HC Galishte

Në fazën përfundimtare janë aktivitetet për tërheqjen e investitorit për ndërtimin e HC Çebren dhe HC Galishte, të cilat duhet të ndërtohen në periudhën që vjen. Ky projekt do të realizohet si investim i përbashkët i kompanisë shtetërore ELEM dhe i një investitori strategjik nga jashtë, dhe me realizimin e tij do të zvogëlohet importi i rrymës elektrike dhe do të krijohen kushte për eksportin e saj. Me këtë ELEM-i do të bëhet një lojtar serioz në rajon, në tregun e rrymës elektrike, ndërsa Maqedonia do të bëhet korridor i rëndësishëm transportues për vendet e Ballkanit. Investitori i huaj për këtë projekt do të zgjidhet nga fundi i vitit 2011, dhe më pas do të fillohet me aktivitetet për ndërtimin e HC Çebren që do të përfundojë deri në fund të vitit 2018. Parashihet që ndërtimi i HC Galishte të fillojë menjëherë pas ndërtimit të HC Çebren. [Afati: zgjedhja e investitorit të huaj për ndërtimin e HC Çebren deri në vitin 2011; ndërtimi i HC Çerben deri në vitin 2018; fillimi i ndërtimit të HC Galishte viti 2018]

Arsyetim:

Edhe përkundër asaj se deri tani u shpallën disa tenderë, deri në fund të marsit 2012, akoma nuk është zgjedhur investitor i huaj për ndërtimin e HC Çebren. [Аzhurnuar më: 26.03.2012]

Në fjalimin e tij para komunitetit të biznesit në shtator të vitit 2012, kryeministri Nikolla Gruevski konfirmoi se akoma nuk është gjetur investitor i huaj për projektin Çebren-Galishte. [Аzhurnuar më: 25.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.