VMRO-DPMNE: Gjuhë maqedone për fëmijët e mërgimtarëve

Për fëmijët e mërgimtarëve tanë në diasporë dhe për përvetësimin e tyre të suksesshëm të gjuhës amtare, si dhe për të gjithë studentët që studiojnë në katedrat për gjuhë maqedone nëpër botë, do të krijojmë një ueb-portal të posaçëm për mësimin e gjuhës maqedone. Portali do të përmbajë mbi 1.400.000 formë fjalësh nga gjuha letrare maqedone dhe ushtrime aplikative për gramatikë, morfologji dhe sintaksë. Në këtë portal do të ketë përmbajtje dhe ushtrime për të gjithë nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme. Ushtrimet do të jenë të përshtatshme për mësim në kushte shtëpiake, por do të mund të përdoren edhe në mësimin shtesë të gjuhës amtare jashtë vendit. Në këtë mënyrë, përveç asaj që do të rritet njohja e gjuhës në mesin e mërgimtarëve tanë, do të mundësohet edhe popullaritet më i madh i gjuhës letrare maqedone. Në vitin 2012 do të përgatisim programe të reja mësimore për mësimin e gjuhsë maqedone për fëmijët e mërgimtarëve, në vitin 2013 do të përgatisim doracak elektronik për arsimtarët që do ta realizojnë këtë program mësimor, ndërsa më 2014/2015 do të përgatisim përmbajtje të thjeshta digjitale. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë dhe Byroja për zhvillimin e arsimit. Buxheti: 2011 – 1,2 milionë denarë, 2012 – 1,55 milionë denarë, 2013 – 1,55 milionë denarë, 2014 – 1,55 milionë denarë, 2015 – 1,55 milionë denarë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.