VMRO-DPMNE: Futja e standardeve ISO dhe CAF
Çdo institucion shtetëror do të duhet të certifikohet dhe ta fusë në përdorim standardin e njohur për kualitet ISO 9001 dhe CAF (Common Assessment Framework). Me këtë do të futen procedura të qarta për menaxhim me institucionin, sipas normave dhe standardeve botërore, si dhe modele të menaxhimit dhe të përforcimit të burimeve njerëzore. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 5 milionë euro. [Afati: 2011 – dhjetor 2014]
Arsyetim:
Sipas Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, deri tani janë certifikuar 6 institucione, 3 institucione janë në fazë të certifikimit, 9 institucione janë në fazë të zbatimit procedurave të dokumentuara, ndërsa 26 prej tyre janë në fazë të futjes dhe të dokumentimit të procedurave në punën e tyre. [Аzhurnuar më: 10.11.2011]
Më 13 korrik 2012, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e mori certifikatën për futjen e standardit ISO 9001 nga ana e shtëpisë së certifikuar TÜV Austri. Sistemi është future në funksion të plotë në fillim të vitit 2012. [Аzhurnuar më: 13.07.2012]
Linke:
- Ministria për shoqëri informatike dhe administratë: ISO. [Qasur më: 10.11.2011]
- Televizioni Sitel (13.07.2012): MSHIA mori certifikat për futjen e standardit ISO 9001:2008. [Qasur më: 13.07.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari