VMRO-DPMNE: Ditari i qytetarëve
Në çdo institucion do të vendosen pika, ku qytetarët do të mund ta shprehin mendimin e tyre pozitiv ose negativ për funksionimin e institucioneve, ndërsa Ministria për shoqëri informatike do të bëjë analizë mujore dhe do ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për masat që duhet të ndërmerren me qëllim që të përmirësohet funksionimi i institucioneve. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 10.000 euro. [Afati: dhjetor 2012]
Arsyetim:
Për shkak se është e pamundur të vlerësohet se a ekzistojnë pika të këtilla në çdo institucion, ku qytetari mund ta shprehë mendimin e tij për funksionimin e institucioneve, pas hulumtimit të bërë, janë zbuluar shumë dokumente me titull “Ditari i qytetarëve”, që janë në dispozicion publik në internet. Për shkak të kësaj gjendjeje, ky premtim është vlerësuar si i realizuar.
Linke:
- Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Ditari i qytetarëve. [Qasur më: 13.03.2012]
- Drejtoria e doganave. Ditari i qytetarëve i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë. [Qasur më: 13.03.2012]
- Ministria për financa, Drejtoria për të hyra publike. Ditari i qytetarëve. [Qasur më: 13.03.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari