VMRO-DPMNE: Autostrada Shtip – Koçanë

Me ndërtimin e aksit rrugor prej Shtipit deri në Koçanë do të sigurohet kontinuitet i zgjidhjes së lidhjes së Shtipit me Koçanën në formë të autostradës, por edhe deri në lindjen e skajshme të vendit, në drejtim të Dellçevës e deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Trasa e autostradës fillon pas mbikalimit Koçanë lindje dhe ka gjatësi prej rreth 28 kilometrave. deri te mbikalimi Tre çeshmat, në afërsi të Shtipit. Kjo zgjidhje në formë të autostradës parasheh ndërtimin e rrugës me nga 2 korsi me gjerësi prej 3,75 metra dhe nga një korsi për ndalje me gjerësi prej 2,5 metrash, në secilin drejtim. Vlera e projektit është afërsisht 56 milionë euro. Ndërtimi i këtij aksi rrugor në formë të autostradës është pjesë e projektit për dhënie të rrugëve nën koncesion. Në rast se në procedurën për koncesion, e cila është duke u realizuar, nuk ka oferta të përshtatshme financiare, do të shqyrtohet nevoja për përshtatjen e projektit në aspekt të rehabilitimit të konstruksionit rrugor me përmirësim dhe zgjerim, me ç’rast vlera e këtij projekti planifikohet të jetë rreth 15 milionë euro. [Afati për ndërtim nëpërmjet koncesionimit: 2013 – 2018, afati për rehabilitim, përmirësim dhe zgjerim: 2013-2016]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.