VMRO-DPMNE: 145 salla sportive nëpër shkolla
Do të vazhdojmë me ndërtimin e sallave sportive nëpër shkolla, me qëllim që ta avancojmë sportin shkollor, shëndetin dhe shprehitë e shëndetshme te nxënësit. Ky projekt përfshin ndërtimi dhe pajisjen e 145 sallave sportive nëpër shkolla, edhe atë 30 në shkollat e mesme dhe 115 salla sportive në shkollat fillore. Deri tani në përdorim janë 9 salla, ndërsa deri në fund të vitit 2011 pritet të lëshohen në përdorim edhe 13 salla të tjera. Është planifikuar që deri në fund të vitit 2011 të lëshohen në përdorim ose të fillohet me ndërtimin e 68 sallave në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në fund të vitit 2014 parashihet të realizohen të gjitha 145 sallat sportive në arsimin fillor dhe të mesëm. Me projektin “Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive”, përfitim në aspekt të kushteve të siguruara për sport do të kenë gjithsej 110.000 të shkollave fillore dhe të mesme. Mjetet do të sigurohen nga burime buxhetore dhe institucione financiare ndërkombëtare. Janë paraparë të ndërtohen 115 salla sportive në shkolat fillore dhe 30 salla sportive në shkollat e mesme. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 4,2 miliardë denarë. [Afati: 2014]
Arsyetim:
Për nevojat e projektit 145 salla sportive nëpër shkolla, në prill të vitit 2012, Ministria për arsim dhe shkencë shpalli konkurs për pranim të profesionistëve. Konkursi gjendet në ueb-faqen e Ministrisë për arsim dhe shkencë. [Аzhurnuar më: 04.05.2012]
Linke:
- Ministria për arsim dhe shkencë, për nevojat e Projektit 145 salla sportive shpall: KONKURS për pranim të profesionistëve për pozitat vijuese [Qasur më: 04.05.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari