VMRО-DPMNE: Ueb-portal për video materiale edukative

Hulumtimet tregojnë se njerëzit, e veçanërisht fëmijët, informatat vizuale i procesojnë dhe i përvetësojnë shumë herë më shpejtë se sa ato tekstuale. Videoja paraqet një vegël shumë efikase për edukim, e cila arrin efekt shumë më të madh te të rinjtë. Duke u nisur nga këto fakte, do të krijohet një ueb-portal për video materiale edukative. Ky portal do të mundësojë klasifikim, shpërndarje dhe përshtatje të video përmbajtjeve ekzistuese. Video përmbajtjet e këtij portali do të mund të shfrytëzohen në mënyrë të thjeshtë nga arsimtarët, si metodë plotësuese dhe efektive për mësim. Në fazën e dytë të këtij projekti, në përputhje me përvojat e universiteteve të njohura botërore, do të krijohet një bibliotekë me ligjerata të inçizuara nga arsimtarët më të mirë në Maqedoni. Këto video do të jenë në dispozicion për të gjithë nxënësit, të cilët do të mund t’i shohin dhe të mësojnë derisa janë në shtëpitë e tyre. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: faza I – 1 milion denarë, faza II – 1 milion denarë. [Afati: 2013]

Arsyetim:

Ueb-portali për video materiale edukative përmban video të cilat mund të shfrytëzohen si metodë plotësuese në mësim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për përvetësimin më të mirë të përmbajtjeve mësimore. Faza e dytë e këtij projekti, biblioteka me ligjerata të inçizuara nga arsimtarët më të mirë në Maqedoni, është krijuar dhe videot janë në dispozicion për të gjithë nxënësit.

Linke:

Kurir (28.11.2011). Video agregator në arsim. [Qasur më: 05.04.2012]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.