Ngelen vetëm paralajmërimet për ndërtimin e rrjetit fekal në bulevardin “Partizanska”

Trajanovski tek do të fillojë të ndërtojë rrjetin fekal në Partizanska, përgjat bulevardit 8 Shtatori deri në lagjen Moska Fotot: printskrin

 PROJEKT: NDËRTIMI I RRJETIT FEKAL NË BULEVARDIN PARTIZANSKA

Ndërtimi i rrjetit fekal në bulevardin “Partizanska”, prej fillimit të lagjes “Moska” deri te bulevardi “8 Shtatori”.  Bëhet fjalën për ndërtimin e rrjetit fekal që kap sipërfaqe prej  F 300 deri në F 500. (Afati: 2013-2014)

 

 ARSYETIM:

Projekti: NDËRTIMI I RRJETIT FEKAL NË BULEVARDIN “PARTIZANSKA” është premtim i papërmbushur i kryetarit të komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, i paralajmëruar në programin zgjedhor, me të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013 të kërkojë mandat të dytë nga qytetarët e Shkupit. Në programin e tij “Vepra të reja për zhvillim të ti, vepra të reja për një Shkup më të mirë” (në pjesën ujësjellësi, kanalizimet fekale dhe atmosferike faq.66), është shtuar që në periudhën prej vitit 2013-2014, do të ndërtohet rrjeti fekal i bulevardit “Partizani”, prej fillimit të lagjes “Moska” deri te bulevardi “8 Shtatori”. Deri më tani (10.06.2016) ende nuk është ndërmarrë asgjë, ndërsa sipas informatave të fundit ky projekt është në plan të kryetarit këtë vit.

Градоначалникот Трајаноски, минатиот месец, поточно на  21 мај оваа година (2016), во инетрју за порталот  Скопјеинфо,  зборувајќи за тоа „какви проекти подготвува Градот Скопје за  периодот што следува“, вели Kryetari i komunës Trajanoski, muajin e kaluar, më saktë më 21 maj të këtij vitit (2016), në një intervist për portalin Skopjeinfo, duke biseduar për atë se “ çfarë projekte përgatit qyteti i Shkupit për periudhën që pason“, thotë

Për vitin 2016 në plan janë edhe disa ndërtime të tjera të cilat do të përfundojnë përgjatë këtij viti ose vitin e ardhshëm,pra në vitin 2017. Në qytetin e Shkupit këto ditë janë duke u përpunuar projektet e nevojshme për ndërtimet e planifikuara dhe kompletimi i dokumentacionit. 

Mes tyre do ti ndajë këto ndërhyrje: punojmë në projektin për zgjidhjen e problemit të lidhjes së bulevardin 8 Shtatori me rrugën Skupi, te Marketi Hubo; përgatitemi për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët Xhon Kenedi dhe Qemal Ataturk, si dhe ndërtimin e kanalizimit përgjatë bulevardit “Partizani”, në fillim të bulevardit 8 Shtatori deri te rruga Moska.  

Duke pas parasysh këto fakte, afati i realizimit të këtij projekti (2014) ka kaluar para 2 vjetëve dhe sipas informatave të fundit komuna do ta ndërtojë rrjetin fekal në bulevardin “Partizani”, prej fillimit të lagjes “Moska” deri te bulevardi”8 Shtatori”, këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

 

 BURIMET:

 

 Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.