U asfaltua rruga në fshatin Balindoll

Projekti: Asfaltimi i rrugës nga qendra e fshatit Balindoll deri tek hekurrudha, (Gostivar) 

Afati i realizimit: 2014-2017

Vlera: 1 milion denarë

ARSYETIM: Asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Balindoll u premtua në Platformën promovuese të Bashkimit Demkoratik për Integrim, faqe 260/137. Si afat i fundit për asfaltimin e kësaj rruge u caktua viti 2017. Deri më tani (19.11.2016), premtimi për asfaltimin e rrugës së fshatit Balindoll është i plotësuar. 

‘Do të riasfaltohet një nga rrugët kryesore të fshatit Balindoll‘, kështu kishte deklaruar Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta më 10.06.2016 përderisa i ndoqi nga afër punimet që po zhvilloheshin.

“Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës ishte një premtim parazgjedhor që ua kisha premtuar banorëve të Balindollit… Rruga është e gjatë 1440 metra, ndërsa e gjerë 3 metra. Do të kushton 5 milion e 260 mijë e 681 denarë. Firma që ka fituar tenderin është një firmë me tradicion të madhe dhe besoj që në afatin e paraparë dhe me standardet që kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, kjo rrugë të jetë gati për tu vënë në përdorim”. (burimi: TV2 Gostivar, 10.06.2016)

Punimet u zhvilluan deri më 23.07.2016. Në këtë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkpunëtorët e tij morën pjesë në inaugurimin e kësaj rruge. Bejta njoftoi se rruga e asfaltuar është e gjatë 1400 metra dhe katër metra e gjërë.

Rruga është ndërtuar në afatin e paraparë dhe me kushte bashkëkohore. Para asfaltimit të rrugës, me qëllim që të përmbyllet punimet për afat më të gjatë, bëmë edhe riparimin e rrjetit të kanalizimit. (burimi: TV2 Gostivar, 23.07.2016)

Asfaltimi i rrugës në fshatin Balindoll, sipas asaj që mundë të vërtetojmë, u realizua në afatin që u premtua. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që deri më tani (19.11.2016), premtimi për asfaltimin e rrugës së fshatit Balindoll deri tek hekurudha, është i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.