Tijana Cvjetiçanin: Dezinformatat nuk janë të rastësishme, por janë mbështetje e narracionit politik

Tijana Cvjetiçanin është pjesë e ekipit të shërbimeve boshnjake për verifikim të fakteve “Raskrinkavanje” (Demaskimi (përkthimi i lirë)” dhe “Истиномјер” (Vërtetëmatësi)”, dhe si hulumtuese. Ajo punon në vlerësim të deklaratave dhe premtimeve parazgjedhore të politikanëve, si dhe të përmbajtjeve mediatike.

Në intervistë për “Meta.mk” ajo sqaron si është gjendja me dezinformimin në Bosnje e Hercegovinë, si dhe çfarë masa duhet të ndërmerren për të luftuar kundër lajmeve të rreme.

Në fillim, a mund të na thoni disa fjalë për “Raskrinkavanje” (Demaskimi). E dimë që ekzistojnë disa lloj organizatash që merren me verifikim të fakteve – disa janë të fokusuara në mediat, të tjera merren me verifikim të deklaratave të politikanëve dhe premtimet e tyre dhe kështu me radhë. Çfarë lloj organizate është “Raskrinkavanje” (Demaskimi)?

“Ne jemi pjesë e një sistemi që merret edhe me njërën edhe me tjetrën.“Istinomjer” (Vërtetëmatësi) merret me verifikim të deklaratave të politikanëve dhe të premtimeve të tyre zgjedhore. “Raskrinkavanje” si platformë është themeluar në vitin 2017 dhe merret ekskluzivisht me raportimin e mediave, përkatësisht fact-checking mediatik. Donë të thotë, diçka që është publikuar si informatë mediatike verifikohet dhe kontrollohet me një nga 13 vlerësimet që i kemi.

Dhjetë media në BeH kanë publikuar më së shumti dezinformata politike.

Donë të thotë, nuk vlerësojmë vetëm diçka që është tërësisht e pasaktë, diçka që është krejtësisht informatë e pasaktë dhe e shpikur, por përpiqemi t’i identifikojmë nuancat e llojeve të ndryshme të manipulimeve apo dezinformatave që paraqiten në hapësirën mediatike. Kemi vlerësime të llojit, të themi, “teori konspiracioni”, “pseudoshkencë”, “manipulim me fakte” dhe një sërë vlerësimesh tjera që kanë për qëllim të mbulojnë tërë spektrin e informatave jokorrekte apo mashtruese në hapësirën mediatike.

Sipas përvojës Suaj, përkatësisht nga puna e deritanishme në platformë, cilat janë dezinformatat më të shpeshta? Në Maqedoni, për shembull, shumë e shpeshtë është dukuria e të ashtuquajturit “click-bait” – titulli do të fillojë me “Turbosensacionalizëm”, “Megaskandal”, pastaj vijon ndonjë pohim, ndërsa kur të lexohet teksti, i njëjti është më së shpeshti korrekt…

“Click-bait edhe tek është lloji më i shpeshtë i dezinformatës. Click-bait shfaqet gjithandej, nga mediat legjitime deri te portalet anonime që nuk janë media, por që paraqiten si të tilla. Ashtu që, ky është lloji më i shpeshtë. Ne kemi statistikë dhe hulumtim që u paraqit në prill të këtij viti ku saktë është e prezantuar cilat lloje të dezinformatave janë më të shpeshta.

Cili është burimi më i shpeshtë i dezinformatave? A janë burime të huaja? Tani në rajon mbizotëron mendimi që gjendemi në vijën e frontit të luftës speciale informative që e zhvillojnë forcat e mëdha… A dominojnë, të themi, burimet e vendit, a bëhet fjalë para se gjithash për “prodhim vendor” apo për “mall të importuar”.

“Varet nga ajo për cilat dezinformata flasim. Nëse bëhet fjalë për skenën lokale politike, atëherë burimi më i shpeshtë janë mediat lokale. Nëse bëhet fjalë për tema që janë globale, atëherë janë burimet ndërkombëtare. Ka edhe nga njëra edhe nga tjetra.

Nëse flasim për Bosnjën, në hapësirën tonë mediatike shtetet e fqinjësisë janë burim shumë i shpeshtë i dezinformatave për politikën. Në pjesën më të madhe të rasteve Serbia, por edhe Kroacia, donë të thotë nga rajoni, nga rrethina. Nëse shohim më gjerë, të themi për vaksinimin, teoritë e konspiracionit siç janë “Mafia farmaceutike e ka ilaçin për kancer, mirëpo nuk lejon të zbulohet” – ai lloj i storjeve janë globale. Burimet e tyre më së shpeshti janë jashtë rajonit jonë gjuhësor. Konkretisht, burimet për storje të këtilla janë më së shpeshti në anglisht, për shkak se pjesa dërmuese e njerëzve këtu dinë të përkthejnë nga anglishtja, ashtu që pronarët e atyre sajteve anonime e kanë atë si një burim të pafund të marrëzive që i paraqesin si lajme. Disa janë sajte pseudoshkencore – ndër tyre ka edhe të tilla që ishin të lidhura me fushatën ruse para zgjedhjeve në SHBA. Për shembull, sajti i mëparshëm “Euronewswire” është burim i pashtershëm i dezinformatave për portalet e vendit.

Çifte mediatike në BeH të cilat kanë publikuar të njëjtën dezinformatë së paku 4 herë

Gjithashtu, sa i përket politikës, pseudoshkencës dhe gjithçka tjetër që mund të shfaqet, ndonjëherë zbulojmë burime në Çeki, ndonjëherë në SHBA… Varet prej temës dhe çka dhe si ka udhëtuar.Disa prej atyre dezinformatave janë globale.Disa, për shembull, kanë ardhur nga Indonezia. Mirëpo në atë moment kur të përkthehen në anglisht, bëhen të arritshme edhe për “portalxhinjtë” tanë të cilët i përkthejnë dhe i publikojnë. Kjo është ajo sa u përket burimeve gjeografike të dezinformatave. Burimet janë anembanë.

Sa u përket burimeve në aspekt të llojit të mediave, burimet në të shumtën e rasteve janë portale anonime. Ato nuk janë media. Tek ata nuk punon dikush që mund të quhet gazetare apo gazetar. Kjo është ajo, donë të thotë, portal të cilin dikush e ka krijuar për të fituar para në AdSens apo GoogleAds.

A ndodh shpesh mediat tradicionale të “kapen” në ato storje? Çka bëjnë mediat tradicionale në rastet kur vet, ose si rezultat i punës së platformave siç është “Raskrinkavanje”, do të zbulojnë se diçka që kanë publikuar është në fakt dezinformatë, diçka që nuk e kanë verifikuar?

– Ka situatë të “kapen” për shkak se kanë shpejtuar. Ka situata kur bëhet fjalë për diçka që ka kaluar në mejnstrim. Ato storje pseudoshkencore janë shembull i mirë. Nëse, nuk e di, 10 vite promovohet storje që “Vegeta” është e dëmshme për shëndetin për shkak se përmban ndonjë aditiv helmues apo diçka e ngjashme, ajo storje lehtë do të gjendet edhe në mejnstrim mediat, pavarësisht që s’ka lidhje me ndonjë gjendje faktike. Ajo burimin e ka thjeshtë nga teori të ndryshme të konspiracionit të cilat në ndonjë moment kanë qenë të përkthyera, ashtu që fitojnë shprehje lokale në storjen për “Vegetën”. Gjëra Punët e tilla pa problem do të gjenden në “lajfstajll” rubrikat e mejnstrim mediave dhe aty vërtetë publikohet gjithçka, ndërsa pjesë e madhe e kësaj është në realitet dezinformatë. Nuk mund të them që kjo ndodh në të gjitha mediat në mënyrë të njëjtë. Te disa kjo ndodh për shkak se nuk kanë procese të mira për kontroll të cilësisë. Te disa ndodh për shkak se shpejtojnët. Te disa, kur bëhet fjalë për informata politike, kjo ndodh me paramendim të përpiktë. Ne në metodologjinë me notë që thotë “Raportim i njëanshëm” dhe kjo tregon që një dezinformatë e caktuar apo një sërë dezinformatash nuk janë të rastësishme, por janë publikuar në suaza të mbështetjes së ndonjë narracioni politik. Me këtë ballafaqohemi shpesh, në mejnstrim mediat, duke i përfshirë radiodifuzerët publik.

Prej nga vijnë dezinformatat sipas lokacionit të medias

Qeveria e Maqedonisë ka prezantuar plan, siç thonë ata, për të luftuar me vendosmëri kundër dezinformatave. A ka në BeH ndonjë plan të tillë? Sa janë aktive autoritetet, pavarësisht nëse është në nivel federal, shtetëror apo kantonal?

– Jo, nuk ekziston diçka e ngjashme në cilin do nivel.  Ka disa storje për rritje të edukimit (shkrim-leximit) mediatik, por ato shumë më tepër janë në shoqërinë civile dhe në qarqet akademike se sa në institucionet dhe është pikëpyetje e madhe kur dhe si ajo storje do të pranohet nga ana e institucioneve. Më duket se ka ka lëvizje në nivele të caktuara. Më duket që ekziston ndonjë program që po përgatitet në Republikën Serpska. Ndoshta në disa kantone, por nuk jam e sigurt. Federata e BeH përgjithtësisht ka shumë pak kompetenca mbi sistemin arsimor dhe proceset, ndaj është e vështirë të flitet për atë. Shteti si shtet nuk ka asnjë kompetencë, ashtu që në nivel të shtetit nuk ekziston asgjë e tillë dhe është pyetje nëse do të ekzistojnë ndonjëherë.

Në nivelet më të ulëta ka hapa të caktuar të izoluar në drejtim të vendosjes së edukatës mediatike në sistemin formal arsimor, por e gjithë ajo është tepër pak, do thosha edhe nën minimum që të mund të sjellë ndonjë rezultat. Sa i përket identifikimit të dezinformatave si temë konkrete me të cilën duhet të merren institucionet, me të vërtetë nuk shoh që ekziston diçka e tillë.I kemi ato standarde, të llojit të Agjencisë rregullatore për komunikimeve që e ka kodin për emitim, kjo është ashtu tash më 20 vite dhe këtu s’kemi iniciativa më të konsiderueshme.

Sa sektori qytetar, por edhe profesioni gazetarisë, duke e ditur që këto çështje vlejnë edhe për gazetarinë edhe për komunikimin publik… A punojnë ato diçka, cilat janë aktivitetet e tyre kryesore?

– Në parim, Këshilli për shtyp punon sipas parimit përgjigje në ankesa. Ky është trup vet-rregullator dhe fushëveprimi i tyre është i tillë që komisioni për ankesa i shqyrton ankesat që njerëzit i dërgojnë për publikime të caktuara në media, vendos për ato dhe e kanë një lloj proces të vendosur, në të cilin mediave u tregojnë që të publikojnë demant, përgjigje, etj. Sa i përket ndjekjes sistematike, nëse flasim vetëm për dezinformatat, nuk jam e informuar që ekziston diçka e tillë. Më shumë merren me gjuhën e urrejtjes dhe ngjashëm, por me dezinformatat si fenomen, nuk e di… Ndoshta edhe ekziston ajo, mirëpo unë nuk e di. Ne madje kemi pasur situatë dy persona nga Këshilli drejtues apo nga Kuvendi, nuk e di saktë, të Këshillit për shtyp, të kenë qëndrim shumë negativ ndaj neve, duke vlerësuar se atë që e bëjmë, fact-checking i mediave që e bëjmë ne, si të them…

Komentet ishin që me fact-checkingun kemi dalë jashtë sferës së kompetencave tona. Të merremi vesh, ne nuk kemi asnjë kompetencë. Në esencë, disa mejnstrim media kanë reaksione negative ndaj asaj që e punojmë ne, thjeshtë për shkak se nuk dëshirojnë dikush të bëjë atë që e bëjmë ne. Pastaj kjo është pasqyruar në ato komente të Këshillit për shtyp, jo si trup, por si person i caktuar, konkretisht Ljiljana Zurovac, Dario Novaliq (redaktor i revistës “Start”) në komentet që i thanë në “Dnevni Avaz”. Bëhet fjalë për sërë tekstesh në “Avaz” që, vetvetiu, ishin shumë jo korrekt në kuptim të shkeljes së standardeve ët gazetarisë. Ishte fhirrje standarde për pushkatim, gjoja, ne vjedhim donacione….

Ato tekste në “Avaz” vetvetiu janë dezinformata – ne kemi nota dhe të gjitha salltanatet. Është interesant se në ndërtimin e asaj storjeje – për neve ishin publikuar gjashtë tekste brenda shtatë ditëve – është që në katër nga ato gjashtë tekste janë shfrytëzuar komente të personave si Ljiljana Zurovac nga Këshilli për shtyp, Borka Rudiq nga Shoqata “BH Gazetarë” të cilët janë të përfshirë në ndërtimin e atij narrativi që ne jemi dikush që i “harason” (ngacmon) mediat. E gjithë kjo, si të shprehem, ishte shumë interesante. Në ato tekste kishte gjithçka. Nga ofendimet, ashtu, shumë banale dhe në bazë personale deri në akuza për mashtrime me donacione, për pasurim personal, për ndonjë tentativë për represion mbi lirinë e të shprehurit, thotë njeriu se jemi ndonjë trup shtetëror, e jo katër persona që punojnë fact-checking (kontrollim të fakteve).

Gjithë ajo ishte pa kuptim, por në atë narrativ të pakuptimtë thjeshtë u futën persona që vinin nga bota e shoqatave mediatike. Kjo është ajo që shqetëson, që ato nuk e shohin fact-checkingun si diçka që është e dobishme për ata por e shohin si diçka që për ata paraqet rrezik.

Në çfarë mase raportohet jo vetëm në BeH, por edhe për vendet tjera të rajonit? A vërehet në atë raportim shfrytëzim i dezinformatave? A raportohet në BeH për Maqedoninë, për ngjarjet në Maqedoni, qoftë onlajn apo në mejnstrim mediat dhe a keqpërdoret ai raportim për dezinformim?

– Nga ajo që e kemi dokumentuar dhe grumbulluar dhe nuk kam fjalën për prezantim të plotë të Maqedonisë në mediat, është që nga ana e mediave – nuk dëshiroj të them “të afërta”, por të kontrolluara nga pushteti në Republikën Serpska – Maqedonia është përdorur në mënyrë intensive si pjesë e teorisë së konspiracionit për ndryshime që janë të kontrolluar nga shërbime anonime, apo shërbime perëndimore për zbulim të emëruara… Ishte diçka që ata e quanin “Skenar i Maqedonisë” dhe përdorej për t’u diskredituar protesta që mbahej në Republikën e Serbisë me muaj pas vrasjes së pazbardhur David Dragiçeviq… Ajo storje për “skenarin e Maqedonisë” përdorej paralelisht me storje tjera, për t’u dëshmuar që “ajo protestë në fakt nuk është për atë shkak”, që atë proces nuk e mbajnë qytetarët dhe qytetaret që kanë dalë në rrugë, por është i orkestruar nga shërbime të huaja, nga Amerika, Britania e Madhe dhe kush jo tjetër. Ndër të tjerat, ka pasur tekste në të cilat janë prononcuar pohime që agjentë të shërbimeve të huaja, që kanë marrë pjesë në grushtshtetin në Maqedoni tani vijnë këtu për t’u konsultuar me “tradhtarët vendas” për atë si të bëjnë grushtshtet dhe të rrëzohet pushteti në Republikën  Serpska etj.

Kjo donë të thotë që ai narrativ që një kohë RTRS, SRNA, Televizioni Alternativ, të gjitha ato media të cilat janë politikisht të kontrolluara nga partitë në pushtet në Republikën Serpska, në mënyrë intensive e kanë promovuar, afro dy muaj në vitin 2018.

Përndryshe, kjo nuk është diçka që vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për gjithë rajonin. Analiza jonë tregon që ekziston rrjet i veçantë prej rreth 30 mediave që janë të vendosura, 15-16 në Serbi dhe 13-14 në Republika Serpska, të cilat në kontinuitet përdoren njëra me tjetrën si burime dhe transmetues të dezinformatave. Politikisht nuk mund t’i pozicionojmë si anti-perëndimore. Këtu, të themi, shumë është aktiv “Sputnik”, si një nga fokus-pikat, këtu janë edhe RTRS, që është media publike, agjencia raportuese SRNA dhe nëpër portale, cilat anonime, cilat të njohura, tabloide që janë të afërta me pushtetin në Serbi…

Nëpër atë rrjet krijohet në narrativ i tërë që përfshin interpretim të situatës politike në rajon, Evropë, në nivel global… Fillimisht transmetohen dezinformata dhe jo vetëm në BeH por edhe për shtetet përreth dhe më gjerë, nëpërmjet atij rrjeti… Ja, kështu shkon ajo…

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.