DfrLab: Kina promovon teori konspirative duke akuzuar SHBA-të për KOVID-19

Photo by Suzy Hazelwood from Pexels

Pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Hua Çuning, në një konferencë shtypi tha se Shtetet e Bashkuara duhet të hetohen nëse Kovid-19 e ka origjinën nga Qendra e Ushtrisë Amerikane Fort Detrick, në kuadër të së cilës punon edhe Agjencia për Biombrojtje, e vendosur në Frederick, Maryland. Profilet e ndikuesve dhe mediave shtetërore kineze këtë informacion e përcollën në platformën kineze të mikroblogjeve Weibo, me qëllim që të promovojnë teori konspirative se virusi u shpik në një laborator në Shtetet e Bashkuara, shkruan “DfrLab”, përcjellë “Crithink”.

Disa hashtagë në lidhje me Fort Detrick u bënë virale në Weibo pas një konferencës për shtyp më 18 janar 2021. Derisa mediat shtetërore imagjinuan se laboratorët në Shtetet e Bashkuara ishin burimi i virusit, profilet e ndikuesve të ndryshëm akuzuan drejtpërdrejt Fort Detrick për prodhimin e virusit si bio-armë.

Kina dhe SHBA-të janë përfshirë në një konflikt të ashpër për origjinën e virusit Kovid-19 që nga shkurti i vitit 2020. Në shkurt të vitit 2020, teoritë e konspiracionit u shfaqën në platformat e mediave sociale në SHBA, duke akuzuar Institutin e Virologjisë në Wuhan për krijimin e virusit. Shkencëtarët më vonë hodhën poshtë teoritë e tilla, duke thënë se virusi me siguri e ka origjinën nga lakuriqët e natës, që më pas është përhapur në kafshë të tjera dhe përfundimisht arriti te njerëzit përmes tregut publik në Wuhan. Në përgjigje të teorive të konspiracionit, qeveria kineze u përpoq të fitonte “betejën” duke akuzuar ushtrinë amerikane për “sjelljen” e virusit Kovid-19 në Wuhan gjatë Lojërave të Luftës së Dytë Botërore 2019. Artikulli i plotë i DfrLab mund të lexohet këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari