DFRLab: Mediumet pro-ruse dezinformuan për aplikim të suksesshëm për miratim të vaksinës “Sputnik V” në BE

Фото: Pexels

Media pro-ruse shpejt e shpërndanë lajmin se fondi rus i investimeve direkte kishte aplikuar me sukses për miratimin e vaksinës Sputnik V në tregun e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, të njëjtat qendra ishin më pak të etura të pranojnë që aplikimi ishte dorëzuar nëpërmjet një platforme online që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e ka përdorur që nga viti 2015, shkruan DFRLab, përcjell Crithink.

Burimet pro-ruse kanë rritur raportimin negativ ndaj vaksinave të bëra jashtë vendit, ndërsa nga ana tjetër promovojnë vaksinën ruse. Mediat pro-qeveritare në Moskë gjithashtu kanë lënë të kuptohet se arsyeja që BE (përveç Hungarisë) nuk ka shprehur interes për vaksinat Sputnik V është paragjykimi politik. Përkundër kësaj, BE arsyetoi se kishte mungesë të provave shkencore në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse, pasi rezultatet e fazës së tretë të testimit nuk ishin në dispozicion deri më 2 shkurt 2021.

Ky rast tregon sesi Kremlini tentoi të promovonte vaksinën e tyre, edhe pse nuk ndoqi procedurat e vendosura nga BE.

Më 9 shkurt, RIA Novosti, një agjenci e lajmeve në pronësi të Kremlinit, njoftoi se RDIF, e cila kishte financuar zhvillimin e vaksinës Sputnik V, ka dorëzuar kërkesë me qëllim që të marrë miratim për shpërndarjen e vaksinave në BE dhe se kanë marrë konfirmim që aplikimi është pranuar.

Më 10 shkurt, EMA, organi shëndetësor i BE-së që kontrollon dhe rekomandon barna për miratim në Komisionin Evropian, mohoi se kanë marrë aplikim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në portalin DFRLab këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.