Euvsdisinfo: Nga Rusia pa dashuri
Kjo ishte një javë e vështirë për mediumet pro-ruse: përveç që shpikën provokime “anglo-saksone” dhe komploteve të mbrapshta globaliste me Papën, duhej të merreshin edhe me problemet në terrenin vendor, shkruan “Euvsdisinfo”, përcjellë “Crithink”.
Pas zhvillimit brutal të protestave në Rusi në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës Aleksej Navalny, ekipi i tij u bëri thirrje rusëve të marrin pjesë në një protestë paqësore: duke mbajtur llamba elektrike në dorë para shtëpive të tyre dhe duke shpërndarë fotografi në mediat sociale me mesazhin: “Dashuria është më e fortë se frika“.
Mediumet pro-ruse, megjithatë, nuk e morën mesazhin. Segmenti kryesor i kanalit televiziv shtetëror rus “Rusia 1” ishte përkushtuar të paralajmërojë qytetarët në lidhje me “teknologjitë e tmerrshme”, të cilat, sipas udhëzimeve të pretenduara nga vendet e NATO-s, përdoren për të nxitur ndjenjat anti-qeveritare.
Sipas televizionit rus, “teknologjia me llambat elektrike” më herët ishte aplikuar në Minsk, Bishkek, Hong Kong dhe Kiev – të gjitha vendet ku mediumet pro-ruse kanë parë “fantazmë” të nxitur nga perëndimi dhe revolucionet laramane. Duke ndjekur këtë logjikë, atëherë ky ka qenë qëllimi i koncertit të Metallica në Moskë në vitin 2019 – kur mijëra njerëz tundën llamba elektrike në ajër dhe kënduan së bashku këngë “anglo-saksone”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari