Stevan Dojçinoviq, themeluesi i RHKK është kthyer nga од EBA – është dashur që të merr pjesë në konferencën e KB kundër korruspionit
Stojan Dojçinoviq, redaktor dhe themelues i Rrjetit për hetim të krimit dhe korrupsionit (RHKK) dhe reaktor rajonal i Projektit hulumtues për organizimi e krimit dhe korrupsionit (OCCRP) mbrëmë dhe sonte është ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), me arsyetimin se është në “listën e zezë ndërkombëtare” dhe se nuk mund të hyjë në vend, por nuk i është kumtuar më tepër për këtë, me çka është kthyer mbrapa në Beograd.
Dojçinoviq është dashur të flas në konferencën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftën kundër drogës dhe krimit, gjegjësisht në tavolinë e rrumbullakët për shtypjen e korrupsionit ndërkufitar, larjen e parave dhe organizimin e krimit.
Dojçinoviq në aerodrom në Abu Dabi, në kryeqytetin e EBA, ka udhëtuar rreth orë 20 me fluturim të drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe policia në kontrollin e pasaportës e ka ndaluar dhe ia ka marr pasaportën, raporton RHKK.
– Më pas më dërguan në hapësirat policore të aeroportit. Aty më morën shenjtat e gishtërinjve, më fotografuan dhe më bën dosje. Më pas më lanë që të pres nën mbikëqyrje dhe pas pesë orësh pritje më thanë se të nesërmen do të kthehem në Serbi – thotë Dojçinoviq.
Sqaron se gjithsej 12 orë ka kaluar në mbikëqyrje, të cilët shkurt i kanë komunikuar se është “në listën e zezë” dhe se duhet të kthehen mbrapa, por pa sqarim që qartë.
– Më thanë se në listën e zezë nuk e kanë vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe, por me kërkesë të ndonjë shteti tjetër, por nuk më thanë se për cilin shtet bëhet fjalë – shprehet Dojçinoviq.
Redaktori në një situatë të ngjashme është ndodhur edhe në Rusi në vitin 2015, kur është mbajtur në aeroportin e Moskës, dhe më pas është kthyer në Serbi. Atëherë është dashur që para studentëve të Fakultetit të Zhurnalistikës të mbaj ligjeratë për gazetarinë hulumtues, por në vend të kësaj gjithë ditën e ka kaluar në arrest dhe më pas është kthyer në Serbi, prej kur i është ndaluar hyrja në Rusi deri në vitin 2020.
Dojçinoviq nuk ka marr sqarim nga qeveria ruse për këtë rast, edhe se zyrtarisht këtë e ka kërkuar disa herë. Përgjigjen e vetme e ka marr nga shërbimi sekret rus SHFS, i cili me një letër e kanë njoftuar se e llogaritin si “kërcënim për sigurinë shtetërore dhe shëndetin publik”.
Mbrëmë në Abu Dabi ndaj tij janë sjell shumë më mirë se në Rusi. Dojçinoviq thotë se në EBA nuk është arrestuar, vetëm është ndalur, policët kanë qenë shumë të kujdesshëm se ato rus, dhe i kanë lejuar së nën shoqërim të shkojë të blejë ushqim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari