„Sputnik“ i jep dorëheqje Zaevit, përderisa ai, realizonte konsultime me liderët evropian

 

Edicioni serb i portalit “Sputnik” sot në orën 15.58 publikoi se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje me “lajmin tronditës”, duke u thirrur në agjencinë italiane të agjencisë ANSA. Lajmi me përmbajtje të ngjashme në të vërtetë është publikuar nga agjencia, por aty thuhet “ANSA njofton: Zaev dha dorëheqje”

 Vetëm 11 minuta më pas, në orën 16.08, portali në pronësi të shtetit rus publikoi lajm të ri, por këtë herë titulli thotë: “Sputnik zbulon: Zaev vulosi dorëheqjen e tij” („Sputnjik saznaje: Zaev kovertirao ostavku“). Lajmi thirret në burime diplomatike, duke theksuar se janë duke u zhvilluar konsultime të partive parlamentare, por nuk specifikohet nëse ato konsultime janë brendshme ose mes partive të ndryshme parlamentare. Po ashtu, thuhet se “Zaev kërkon shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për atë se nuk përmbushi premtin parazgjedhor se do të hap negociata me Bashkimin Evropian.”

Për këtë nuk ka asnjë informacion dhe lajme në mediume maqedonase. As edhe se Zaev ka dhënë dorëheqje ose ka vulosur dorëheqjen, as edhe se po zhvillohen konsultime mes partive politike, aq më pak se Zaev ka kërkuar që të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Kuptohet, një pjesë e tyre ose të gjithë këto pretendime mund të ndodhin në të ardhmen, por për momentin kur janë publikuar këto lajme, thjeshtë janë të pavërteta.

Përderisa “Sputnik” publikon lajme të tilla, Agjencia informative maqedonase (AIM), prej burimeve të Qeverisë zbulon se kryeministri fuqishëm punon në komunikim me kryeministrat e shumë shteteve evropiane si Gjermania, Suedia, Bullgaria, Sllovenia, Malta dhe të tjera, përfshirë edhe komisionerin evropian Johanes Han. Një sjellje e tillë është tërësisht në kundërshtim me politikanin i cili tashmë ka dhënë dorëheqje ose ka vulosur dorëheqjen. Politikani i cili ka dhënë dorëheqje, menjëherë pas asaj duhet të përgatit adresimin e tij deri te opinioni për të sqaruar arsyet e një hapi të tillë.

Po ashtu, edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski iu adresua opinionit në të cilën ju bën ftesë liderëve të partive parlamentare për takim, i cili u mbajt në orën 17, duke shtuar se të gjithë partitë e ftuara kanë pranuar të marrin pjesë. Dhe përsëri, nëse me të vërtetë Zaev ka dhënë dorëheqje ose ka vulosur dorëheqjen, siç njofton “Sputnik”, një takim i tillë i liderëve është çështje e kryer.

“Sputnik” ka burimet e tij në Maqedoninë e Veriut prej të cilëve mund të merr informacione zyrtare të dorës së parë se çka ndodh në vend. Informacionet prej burimeve primare dhe zyrtare parimisht janë më të vlefshme. Por, në këtë rast nuk është vepruar kështu.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.