Shërbimi boshnjak “Raskrinkavanje” zbuloi cicërima të rrejshme të Trumpit për Handke

Në suaza të programit të saj në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, që në Ballkan shumë shpejtë tejkalojnë kufijtë dhe shpejtë përvetësojnë lajmet e një shteti tjetër dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton çka është aktuale te shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinformatave në rajon, gjegjësish nga Kroaci në veri deri në Greqi në jug.

Shërbimi boshnjak për luftën kundër dezinformatave dhe verifikimit të fakteve “Raskrinkavanje” demanton lajmin e rrejshëm të publikuar në disa mediume online boshnjake dhe kroate, se kinse presidenti i SHBA-ve përmes Twiterit, fituesit të çmimit Nobel në letërsi, Peter Handke, i ka thënë se është “një pinjoll racist”.

Lajmin, me ndryshime të vogla, nga mediumi në medium ka qenë se Handke, shkrimtari i cili u kritikua ashpër për shkak të mbështetjes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, si fajtor kryesor i luftërave në ish RFSJ, si dhe për mohimin e gjenocidit ndaj myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Trup përmes “profilit zyrtar në Twiter” i ka thënë se është “një pinjoll racist”. Citohet  edhe cicërima, e cila është e shoqëruar nga fotografia e arkivoleve me trupat e boshnjakëve të vrarë: “Këtë e përjetoi bota pas gjenocidit në Srebrnicë. Këshilli i çmimit Nobel, bëri gabim të madh duke ndarë çmimin e shkrimtarëve i cili hapur ka mbështetur gjenocidin gjatë luftës në Bosnjë (1992-95). Handke është një pinjoll racist dhe Këshilli i Nobelit me ARSYE ballafaqohet me kritika intensive. KJO NUK ËSHTË GJË E MIRË”, thuhet në cicërimin e përmendur.

Por materiali nuk është vendosur në profilin zyrtar të kryetarit të SHBA-ve @realDonaldTrump, në të cilin ka edhe “take”, që do të thotë se identiteti është verifikuar nga Twiter, pir bëhet fjalë për profilin @realDonaldtrodi. Shtesë, shkruan “Raskrinkavanje” në profilin e dytë është theksuar qartë se bëhet fjalë për parodi, dhe jo për profilin e vërtetë të Trump.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.