Rikonstruktimi i kopshtit të fëmijëve në Vallandovë është duke u realizuar

Foto: screeshot i videos animuese për kopshtin - burimi MVQ/Qeveria e RMV

Në fushatën parazgjedhore të vitit 2017 kryetari i komunës në Vallandovë, Pero Kostadinov, si kandidat i LSDM-së për funksionin e kryetarit në Komunë, dha premtimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si duke u realizuar : 

Rikonstruktim të brendshëm dhe modernizim i kopshtit të fëmijëve “Kallnika” në Vallandovë.

[ Burimi: Programi parazgjedhor i Pero Kostadinov (LSDM) – data, tetor 2017]

 

ARSYETIM:

 Verifikimi i premtimit dhënë në programin parazgjedhor të kryetarit të komunës në Vallandovë, Pero Kostadinov, për rikonstruktim dhe modernizim të kopshtit “Kallnika”, dëshmoi se është duke u realizuar. 

Premtimi është dhënë në programin “Jetë për të gjithë në Vallandovë” në faqe 12 të punëve të planifikuara për fëmijë në Komunë. 

Në ueb-faqen e Komunës së Vallandovës mund të gjendet informacioni se punët ndërtimore kanë filluar nga korriku i këtij viti:

Kanë filluar punët ndërtimore në kopshtin e fëmijëve “Kallnika” – Vallandovo, e cila transformohet në objekt të rikonstruktuar tërësisht dhe me efikasitet energjetik me parakushte të realizuara për kursim të madh të energjisë. 

Me 15.10.2019 informacion të ri rreth këtij projektit ndau kryetari i komunës dhe ministri për Vetqeverisje lokale, Goran Milevski: Rinovohet kopshti i fëmijëve “Kallnika” në Vallandovë – kushte më të mira për mbi 140 fëmijë (titulli i lajmit në Makfaks)

Në informacion thuhet se aktivitetet ndërtimore pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti dhe se projekti me vlerë rreth 400 mijë euro është financuar nga vetëqeverisja lokale me një pjesë të vogël edhe nga Ministria përmes parave të IPA fondeve të BE-së, pjesën më të madhe. Pas përfundimit të projektit kopshti pritet të shpenzojë deri më 70 përqind më pak energji elektrike, përkrah të gjithë kushteve të përmirësuara për qëndrim të fëmijëve. 

Sipas fakteve të qasshme, ky premtim zgjedhor i kryetarit të Komunës Kostadinov mund të vlerësohet se është duke u realizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.