Recension: Hajdutë të maskuar e morën qarkullimin ditor nga nastroja “Sport Life”, në Gj. Petrov

КАНАЛ-5-Телевизија1-0987-098-crop-resize

Kush shpejton – ai edhe gabon. Por, kush nuk i përmirëson gabimet nga shpejtimi, e dezinformon publikun. Ky “barazim” ndonjëherë çon në situata komike, kështu që titulli dhe nëntitulli thonë një gjë, e më poshtë në tekst ka informata të tjera. E bëhet fjalë për tekst me “gjithsej” dy fjali.

КАНАЛ 5   ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Hajdutë të maskuar e morën qarkullimin ditor nga nastroja “Sport Life”, në Gj. Petrov

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014

Data e recensionit: 27.08.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Me të vërtetë, cila është e vërteta në këtë tekst? Fillimisht, në titull dhe nëntitull në mënyrë kategorike thuhet se është vjedhur qarkullimi ditor i një bastoreje:

“De persona të maskuar dhe të armatosur nga i punësuari në bastoren sportive “Sport Life” në rr. Gjorçe Petrov e kanë marrë gjithë qarkullimin ditor.”

Teksti u referohet burimeve nga MPB-ja, me informata standarde për vendin dhe kohën e ngjarjes. Mirëpo, menjëherë vërehet se institucioni thekson se bëhet fjalë për denoncim për vjedhje, që nuk është njësoj me njohuritë operative:

“MPB-ja informon se më 25.08.2014 në orën 22:10 në Shkup në rr. “Gjorçe Petrov” është denoncuar se në bastoren sportive “Sport Life”, dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri – pistoeletë, kanë kryer vjedhje ndaj të punësuarit М.М.(29) nga Shkupi, me ç’rast kanë marrë rreth 275.000 denarë nga qarkullimi ditor.”

Nuk është e qartë se a është ripërtrirë ky tekst, për shkak se askund nuk theksohet kjo, por që në fjalinë e dytë demantohet titulli dhe nëntitulli:

“Pas masave të ndërmarra dhe bisedës së zhvilluar me denoncuesin, është konstatuar se bëhet fjalë denoncim të rrejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi përkatëse.”

Kështu, edhe gjatë marrjes së thjeshtë të lajmit nga buletini policor, teksti “ka arritur” krejtësisht ta shtrembërojë të vërtetën.

Në këtë gjë, gjithsesi, përparësi ka titulli tendencioz, i cili krijon huti te lexuesit.

Në stilin e njëjtë është edhe fotografia, e cila manipulon se është marrë nga kamerat eventuale të sigurisë në objektin ku ka ndodhur ngjarja. Nëse pas masave të ndërmarra hetimore është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm, prej ku atëherë fotografia me dy vjedhësit e maskuar?

Që në nenin e parë të Kodit të gazetarëve të SHGM-së thuhet:

“Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.”

Në kohën e informatave “të shpejta” në internet, lexuesit edhe nuk ndalen te lajmi më tepër se sa që e lexojnë titullin dhe nëntitullin, eventualisht pjesën hyrëse të tekstit. Aq më pak kanë kohë – dhe dëshirë dhe durim – të analizojnë se a është e vërtetë fjalia e parë apo ajo e dyta, që e përbëjnë gjithë tekstin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.