Recension: Foto: Kur kryeministri Gruevski relaksohet në dasëm
Problemi kryesor i këtij produkti mediatik është ai se është paushall dhe propagandues. Ka nevojë edhe për një revizion serioz për atë se a ia vlen nga kjo ngjarje të bëhet lajm. Si burim i tekstit është shfrytëzuar një fotografi nga e cila autori nxjerr një sërë konstatimesh për karakterin e funksionarit. Nga qasja e këtillë fitohet përshtypja se shkaku i vetëm për publikimin e artikullit është të prezantohet personaliteti kryeministrit si pozitiv, që bazohet në argument të dobët se ai është fotografuar me muzikantë.
Linku deri te arikulli origjinal: Foto: Kur kryeministri Gruevski relaksohet në dasëm
Data dhe koha e publikimit: 05.01.2014, 11:14
Data e recensionit: 06.01.2014
Recensuese: Мirosllava Burns
Vërtetësia: Dilema është se ai vlen të bëhet lajm nga ajo se funksionari është fotografuar me muzikantë në një dasëm dhe si nga kjo mund të konstatohet se ai është “relaksuar”. Problem edhe më i madh në aspektë të vërtetësisë janë pohimet se “kryeministri në asnjë aspket nuk dallon nga qytetarët e tjerë”. Në tekst përdoren një sërë klishesh, komentesh dhe perceptimesh subjektive, me një gjuhë dhe diskurs që është e plogët dhe me shabllone. Fakt është se nga kjo fotografi nuk mund të vihet as deri te përshtypja se Gruevski është relaksuar, e as se “kënaqet me të gjitha gjërat, sikurse edhe qytetarët e tjerë”.
Burimet e informatave: Burimi është një fotografi dasme, dhe gjithë pjesa tjetër e tekstit është koment. Teksti nuk ka fakte, e as që ia vlen të bëhet lajm. Vetë paraqitja e Gruevskit në ndonjë fotografi, por edhe në ndonjë dasëm, nuk tregon asgjë për karakterin e tij, as në aspekt pozitiv, as në aspekt negativ.
Përmbajtësia: Kur të lexohet teksti nuk mund të vihet në asnjë informatë të dobishme, për shkak se fakti i vetëm në të është ajo se Gruevski është fotografuar në dasëm me disa muzikantë. Në aspekt përmbajtësor bëhet fjalë për tekst “të zbrazët”, edhe për nga vëllimi edhe për nga faktet, por të pasur me komente.
Anshmëria: Madje edhe në këtë kontekst dasmor-zbavitës, është evidente nevoja e autorit të nxjerrë përfundime të cilat nuk mund t’i bazojë në asgjë, si për shembull, se “sikurse edhe të gjithë, edhe Gruevski ka dëshirë të zbavitet, e dëshmi për këtë është fotografia nga një dasëm ku mysafir ka qenë edhe Gruevski, i cili nuk ka pasur asgjë kundër që të fotografohet me muzikantët të cilët i kanë zbavitur të pranishmit”. Ky koment është paushall dhe së bashku me gjithë kontekstin flet për anshmërinë e autorit për ta prezantuar Gruevskin si njeri të afërt me popullin, me mundësi që lexuesit të identifikohen me të. Përpjekja që kjo të bëhet në bazë të një fotografie është propagandë.
Komentimi: Теksi paraqet koment, veçanërisht nëntitulli:
„Kjo edhe një herë tregon se prapa personalitetit serioz të kryeministrit fshihet njeri që aspak nuk dallon nga qytetarët e tjerë. Sikurse edhe të gjithë, edhe ai ka dëshirë të zbavitet, e dëshmi për këtë është fotografia nga një dasëm ku mysafir ka qenë edhe Gruevski, i cili nuk ka pasur asgjë kundër që të fotografohet me muzikantët të cilët i kanë zbavitur të pranishmit.”
“Se kryeministri „kënaqet me gjërat e njëjta sikurse dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, tregoi edhe pjesëmarrja e tij e fundit në emirionin ‘Opushteno'”.
Çdo herë kur lexuesi lexon kontruksion fjalie që përmban shprehje si “gjithë qytetarët”, “populli”, “publiku”, duhet me rezervë t’i marrë konstatimet e këtilla, duke pasur parasysh se qytetarët kanë qëndrime nga më të ndryshmet.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Pjesa tekstuale është autentike dhe ajo paraqet koment të plotë të autorit të panënshkruar, ndërsa fotografia që komentohet i atribuohet një portali tjetër, i cili nga ana tjetër, e ka marrë nga Facebook-u.
Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist dhe çon në interpretim të gabuar, për shkak se ajo që mund të shihet nga fotografia është se bëhet fjalë për fotografi të zakonshme dasme.
Fotografia: Fotografia është burimi kryesor i tekstit dhe ajo nuk mund të shërbejë për atë që autori e komenton në tekst. Fitohet përshtypja se komentet janë klishe që të krijohet një fotografi për karakterin e kryeministrit.
Përfundimi: Funksionarët heqin dorë nga privatësia e tyre kur i marrin funksionet dhe për publikun është interesante të shohë se si ata sillen në ngjarjet e përditshme, por fotografia e cila merret si burim është dëshmi tepër e dobët për të gjitha karakteristikat që autori ia përshkruan funksionarit . Vërehet tendenca që Gruevski të paraqitet si njeri i thjeshtë, vetëm për shkak se është fotografuar me muzikantë. Ky nuk është asnjë argument për atë se ai “me asgjë nuk dallon nga të tjerët”. Në fakt, teksti paraqet një koment të shkurtër i perceptimeve subjektive të autorit me prapavijë të mundshme propaganduese dhe politike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari