Recension: FOTO: Kështu e humbin jetën këmbësorët në Shkup

recenzija-vozila-crop-resize

 

“Me një lule nuk vjen pranvera”, ndoshta është sqarimi më i afërt për të dhënë ndonjë mendim për këtë tekst. Në këtë artikull, prej një fotografie, ku shihet se si një njeri e kalon rrugën në mënyrë të paluejuar, bëhet një analizë e plotë. Edhe atë e pasuksesshme, gjithsesi. Është i saktë konstatimi i lexuesit në bazë të rekomandimit të të cilit e recensojmë këtë tekst, ku thuhet:

“As që ka fotografi se si njerëzit e humbin jentën, as që ka intervistë me atë që kalon, as që ka ndonjë statistikë të MPB-së se sa njerëz vdesin këtu, as që ka informatë se pse nuk ka vendkalim për këmbësorët (dallimi ndërmjet dy vendkalimeve është 250 metra, e sipas ligjit duhet të jetë 100 metra, as që ka burime…”

recenzija vozilaLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kështu e humbin jetën këmbësorët në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 14.04.2015, 11:36

Data e recensionit: 16.04.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PËRFUNDIM NGA NJË FOTOGRAFI

Teksti prej një fotografie nxjerr përfundim. Kjo ndoshta edhe nuk do të ishte problem sikur të mos bëhej fjalë për një temë të ndjeshme. Mesiguri prej kësaj ka mundur të bëhet një analizë solide nëse hapej ueb-faqja e Мinistrisë për Punë të Brendshme dhe nëse kërkohej statistika e fundit për këtë problematikë. Ose, poashtu, zgjidhje do të ishte nëse merrej deklaratë nga ndonjë ekspert i kësaj lëmie. Kjo nuk është bërë këtu.

Çështje tjetër është ajo se në artikull askund nuk përmendet se ku ka ndodhur ngjarja, në cilën rrugë.

Ndoshta si lajm klasik, me ndonjë titull tjetër, teksti edhe do të kishte mundësi të jetë ashtu siç duhet. Kështu, me një titull që sugjeron, ai është jashtë të gjitha standardeve gazetareske.

Teksti, përkundër asaj që ka titull të keq, nuk përkon as me pyetjet gazetareske, të cilat janë të domosdoshme për çdo informatë. Nuk ka ku, si, kur, me çka… Prandaj, edhe gjendet këtu për recension, si shembull që nuk është përpunuar sa duhet, për shkak se nuk është përmbajtësor, e bile edhe më keq, ka titull krejtësisht të gabuar.

Puna e gazetarit është ta përpunojë tekstin që ka filluar ta shkruajë. Ky duket sikur është lënë në gjysmë, ose nuk ka pasur informata të mjaftueshme. Në atë rast, ai nuk meriton të publikohet. Së paku, jo në këtë mënyrë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.