Recension: Ç’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë?
Çka përmban ky tekst nga parimet e gazetarisë profesionale dhe Kodi i gazetarëve? Asgjë! Pse? Ja pse! Mirëpo, në fillim të themi se kjo ndytësirë mediatikë ka për qëllim të sulmojë njerëz, e jo argumente, të përlyjë karaktere, e jo të analizojë qëndrime.
Linku deri te artikulli origjinal: ШÇ’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë?
Data dhe koha e publikimit: 09.03.2015, 09:41
Data e recensionit: 18.03.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Le të fillojmë me vërtetësinë e tekstit që e recensojmë. A ka të vërtetë në një fjali të konstruktuar:
“Publiku është i neveritur me sjelljen e Nikolla Todorovit, Vlladimir Llazareviqit dhe Pero Dimshovskit dhe reagimet e tyre, mirëpo parshtrohet pyetja se çfarë materiale komprometuese ka spiuni shantazhues dhe përgjuesi Zoran Zaev për ta, që ata të shpërthejnë në këtë mënyrë?”
Si e para, si mundet dikush të shkruajë në emër të publikut, e të mos ofrojë material për atë se si ka reaguar publiku ndaj iniciativave të Dimitrovit, Llazareviqit dhe Dimshovski. Përveç kësaj, mund ta marrim si të vërtetë se një pjesë e publikut ka qenë “e neveritur”, mirëpo kjo, megjithatë, nuk është i gjithë publiku. Domethënë, duhet të përcaktohet dhe të identifikohet se cili publik, dhe kjo të mbështetet me dëshmi. Dhe si ka mundësi që ndonjë veprim të vlerësohet si “shpërthim”, dhe kjo të jetë tekst gazetaresk? E çka të thuhet për kulturën mediatike të autorit dhe të redaktorit të kësaj reviste, duke e pasur parasysh fjalorin me të cilin, pa argumente, dikë e quani “spiun shantazhues dhe përgjues”? Larg nga të gjitha rekomandimet dhe rregullat etike. Edhe pjesa tjetër është larg rekomandimeve dhe normave profesionale të të gjitha kodeve të gazetarëve. Ka vetëm shpifje të pabazuara, insinuata dhe akuza që arsyetohen me shprehjen “informatat deri te të cilat erdhi…”. Veprim i pahijshëm dhe krejtësisht jogazetaresk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari