Portalet sollën koronavirusin në rajon, ndërsa “bartësi” mbeti në Indi
Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, të cilat në Ballkan shumë shpejtë i kalojnë kufijtë dhe bëhen pjesë e mediumeve të shteteve të tjera ndonjëherë edhe në një gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton se çka është aktuale në shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinoformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.
Tema më aktuale në mediumet e rajonit, sikurse në gjithë botën, është gjithsesi koronavirusi dhe shpërndarja e epidemisë, ndërsa mediumet garojnë se kush do të tërheq më tepër lexues nga përmbajtjet e kësaj teme, shpesh edhe me tituj manipulues dhe joshës, gjegjësisht clickbait.
Një rast të tillë zbuloi edhe shërbimi për luftë kundër dezinformatave „Raskrinkavanje.ba“ në tre portale në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë.
Tekstet kanë qenë me titujt “Rasti i parë në rajon: Për shtetasin në Serbi ka dyshime se është i prekur nga KORONAVIRUSI”, përderisa në titull thuhet se rasti është në rajon, në tekste saktësisht sqarohet se shtetasi serb është vendosur në karantinë në “qytetin Goa në Indi”, gjegjësisht pacienti i dyshuar nuk ka arritur fare në rajon.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari