Për një vit janë rikonstruktuar 3.600 metër nga rrjeti i ujësjellësi në Vinicë
Rikonstruktim i plotë i rrjetit të ujësjellësit, ndërrim i tubave të vjetër të azbestit me tuba të rinj prej polietileni.
[Burimi: Programi zgjedhor i Ivica Dimitrov për zgjedhjet lokale 2017-2021 – “Jetë në Vinicë për të gjithë” (faqe 18), data: tetor 2017 ]
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Vinicës,, Ivica Dimitrov në zgjedhjet lokale (tetor 2017), premtoi rikonstruktim të rrjetit të ujësjellësit, ndërrim të tubave prej azbesti me tuba të ri polietilen. Premtimi i përmendur është pjesë e programit parazgjedhor i Dimitrov “Jetë në Vinicës për të gjithë“, dhënë në suaza të një projekti më të gjerë për përmirësimin e ujësjellësit në Vinicë (faqe 18), me afat të realizimit prej dy vitesh (2018-2020) dhe ky premtim është duke u realizuar.
Në fillim të shkurtit të këtij viti (2018) mediumet informuan se ka filluar faza e dytë e rikontruktimi të rrjetit të ujësjellësit dhe ndërrimin e tubave ekzistues të azbestit me tuba të ri prej polietileni. Atëherë u transmetuar edhe deklarata e kryetarit Dimitrov në të cilën thotë:
Në vitin 2018 startojmë me projekte kapitale, rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Vinicës. Është paraparë gjatësia prej 3960 metra për ndërrimin e tubave prej azbesti, ndërsa është financuar nga ana e Bankës Evropiane Investuese, Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe nga Komuna e Vinicës. Ky projekt do të fillojë që të realizohet këtë muaj, pritet zgjedhja e mbikëqyrjes. Si ekzekutues më i mirë është zgjedhur firma “Kop- engineering”, ndërsa vlera e projektit është 6,5 milion denarë. (Dimitrov)
Të përmendin se me etapën e parë të këtij projekti, në Vinicë para pjesë vitesh janë ndryshuar tubat e ujit me gjatësi prej 4.367 metra.
Me 07.11.2018 kryetari i Komunës Dimitrov duke prezantuar llogaridhënien për punën e vetëqeverisjes lokale në periudhën e kaluar, mes tjerash doli edhe me të dhënat në vazhdim:
Vitin e kaluar realizuam ndërrim të plotë të tubave prej azbesti me tuba prej polietileni në 12 rrugë me gjatësi prej 3698 metra. Në këtë projekt investuam 6,5 milion denarë. Me ndihmën e Ministrisë për Transport dhe Lidhje e cila ka investuar 14 milion denarë, përmirësuam kualitetin e rrjetit publik të ujësjellësit në Vinicë, ndërsa në të ardhmen është planifikuar zgjerimi stacionit të filtrimit në qytet në të cilin duhet të kyçen të gjithë 180 matësit e ujërave prej f. Leski në ujësjellësin e qytetit. (Dimitrov)
Këto ditë “Vërtetmatësi“, ju drejtua Komunës së Vinicës dhe kërkoi sqarim për atë nëse ka përfunduar procesi i rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit, gjegjësisht nëse është bërë ndryshimi i tubave të azbestit me ato prej polietileni në Vinicë. Nga kabineti i kryetarit Dimitrov na u përgjigjën:
Përgjatë vitit 2018 është rikonstruktuar rrjeti me gjatësi prej 3.600 metrash, ndërsa për rikonstruktim mbete edhe rreth 3.800 metra gjatësi, për të cilat është planifikuar që të përfundojnë në vitin 2019 dhe në vitin 2020
Duke pasur parasysh informacionet e lartshënuara në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës së Vinicës, si dhe përgjigjen nga kabineti i kryetarit Dimitrov, ky premtim zgjedhor sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, merr vlerësimin “duke u realizuar”.
BURIME:
- Изборна програма на Ивица Димитров за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Виница за сите“ (стр.18) [Пристапено: 28.11.2018]
- Радио Кочани (05.02.2018): Општина Виница за неколку дена стартува со реконструкција на 3700 метри од старата водоводна мрежа во градот [Пристапено: 28.11.2018]
- А1 ОН ( 12.03.2018): Во Виница се реконструира водоводната мрежа [Пристапено: 28.11.2018]
- Сител (12.03.2018): Се реконструира водоводната мрежа во Виница [Пристапено: 28.11.2018]
- Веб-страница на Општина Виница (13.03.2018): Жителите од десетина улици во Виница наскоро ќе можат да се приклучат на новата водоводна линија, чија реконструкција започна пред десетина дена [Пристапено: 28.11.2018]
- Веб-страница на Општина Виница (07.11.2018): За една година мандат-повеќе од 225 милиони денари инвестиции [Пристапено: 28.11.2018]
- Грид.мк (07.11.2018): Отчет на градоначалникот на Општина Виница ивица Димитров за едногодишното работење [Пристапено: 28.11.2018]
- Канал 8 (07.11.2018): 225 милиони денари во инфраструктурата на Виница – отчет за едногодишниот мандат на градоначалникот Димитров [Пристапено: 28.11.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari