Pas tragjedisë me vajzën në Gostivar shqetësimi për problemin me qentë endacak është i vonuar

Foto: vlada.mk

 

Kryeministri Zoran Zaev, duke shprehur shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në Gostivar (05.11.2018), ku një 17 vjeçare humbi jetën në Vardar duke ikur prej qenve endacak, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente.

Ligjet të cilët i kemi janë të komplikuar dhe me standardet evropiane siç është sigurimi i kujdesit të qenve endacak dhe është shumë vështirë që të arrijnë komunat. Kemi menduar në ndryshimin e legjislacionit në një mënyrë më fleksibile i cili do të respektojë standardet ndërkombëtare për mbrojtje të jetës së gjallesave, ndërsa Republika e Maqedonisë të mund të zbatojë. 

Zavei shtoi se si ish kryetar ka pasur përvojë personale në zbatimin e përkujdesjes për qentë endacak.

Duhet të krijojmë mënyra se si ta organizojmë atë, të zëmë qentë që rriten në numër. Kompetenca është e komunave, por shteti duhet të kujdeset, sepse ato nuk kanë kapacitet. Një prej mënyrave është përmes ndryshimit të legjislacionit që të mund ta realizojnë komunat në përputhje me kapacitet e tyre, dhe e patjetërsueshme është edhe dëgjimi i kujdesshëm i veterinarëve dhe ekspertëve dhe zbatimi i treguesve të tyre 

 [Burimi: Kanal 5, data: 06.11.2018]

 

ARSYETIM:

Në lidhje me ngjarjen tragjike me vajzën 17 vjeçare Xhejha Mexhiti, e cila në mes të Gostivarit u sulmuar prej qenve endacak, dhe duke ikur ka rënë dhe është mbytur në ujërat e Vardarit, kryeministri Zoran Zaev, problemin e fokusoi te “standardet ligjore të ndërlikuara evropiane për kujdesin e qenve endacak”. Këtë ngjatje e vlerësojmë si jokonsekuente, sepse është në kundërshtim me atë që LSDM u zotua gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

Në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, me të cilin LSDM doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në kapitullin “Trajtim human i kafshëve” faqe 147 janë përmendur:

Avancim i Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, adaptim me standardet e legjislacionit evropian. 

Përsëri, në kundërshtim me zotime e këtilla të theksuara në programin zgjedhor, Zaev, tani dy vite pas zgjedhjeve dhe 18 muaj që nga formimi i Qeverisë, flet në kundërshtim duke theksuar që: “standardet evropiane siç është sigurimi i mbrojtjes së qenve endacak shumë pak mund të arrijnë komunat”. 

Por, përveç kësaj pjese, jokonsekuenca vërehet dhe më poshtë në deklaratën e kryeministrit kur ai thotë “komunat i kanë kompetencat, por shteti duhet të kujdeset, sepse ata nuk kanë kapacitete”. 

Pas tragjedisë me vajzën në Gostivar, porosia e tij për përkujdesin ku thotë se “duhet të krijojmë mënyrë se si do të organizohemi, të zëmë qentë të cilët rriten në numër”, tingëllon me vonësë.

Zaev është kryeministër një vit e gjysmë, ndërsa komunat kanë kryetar të rinj edhe atë kryesisht nga radhët e LSDM-së, tashmë një vit. A nuk ka mundur Zaev, periudhën e kaluar të inicojë ndonjë zgjedhjet më praktike për këtë problem ose të nxisë kryetarët e komunave pak më tepër të angazhohen në këtë plan, përderisa ai vet ka qenë kryetar komuna për tre mandate dhe tregon se “ka pasur përvojë personale me zbatimin e strehimit të qenve endacak”. 

Problemi me qentë endacak nuk është prej mbrëmë, por përshtypja se në këtë rast institucionet kanë dështuar është e pashmangshme. Edhe atë qeveritë lokale, të cilat kanë detyrim ligjor për zgjidhjen e këtij problemi, duan apo s’duan ta pranojnë, nuk gjetën të paktën deri më tani një zgjidhje sistematike për tu pëekujdesur për qentë endacak.

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.