Pas një numri të madh vonesash, në pranverë do të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradës Shkup-Bllacë

Фото: vlada.mk

 

Premtime: Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë

[Burimi: Programi zgjedhor i BDI-së për zgjedhjet parlamentare 2016 – data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, në pjesën “Transport” (faqe 3), është dhënë premtimi për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë. Edhe pse rruga duhet të fillojë të ndërtohet në pranverë, sepse tashmë është nënshkruar marrëveshje në Qeveri për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si duke u realizuar. 

Me 16.01.2019, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë. Marrëveshja e nënshkroi drejtori i NP për Rrugë shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i A.D. Granit, Zoran Millkovski, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy anëtarë të qeverisë së mëparshme – zëvendës kryetari i Qeverisë për çështje evropiane, në rolin e koordinatorit për projektin Shkup-Bllace, Bujar Osmani dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski. 

Atëherë, zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se nga Shkup në Prishtinë do të arrihet më së pakur për një orë:

Projekti ka kuptim strategjik për vendin dhe rajonin. Besojmë se shumë shpejtë Prishtina dhe Shkupi do të lidhen me autostradë moderne, në të cilën udhëtimi do të zgjat më pak se 45 minuta. Këto dy kryeqytete do të jenë më të afërta në rajon, duke ju siguruar njerëzve dhe bizneseve mundësi, dhe duke mundësuar një klimë të re bashkëpunimi në mes shteteve dhe popujve. 

Punët ndërtuese në terren priten të fillojnë këtë pranverë, me çka NP për rrugë shtetërore në periudhën prill-qershor 2020 presin që të shpallet edhe tender për ekzekutuesin i cili do të ndërtojë fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Dy kilometra do të ndërtohen prej kompanisë “Granit” dhe do të kushtojnë 12,2 milion euro, ndërsa pritet që të lëshohet në përdorim për 18 muaj. Por, së pari duhet të bëhet shpronësimi i 68 parcelave. Tokat do të blihen me çmime të ndryshme, me çka maksimalja do të jetë deri në 50 euro për metër katror.

Për fazën e dytë, me gjatësi prej 12,5 kilometrave duhet të përpunohet projekt-dokumentacioni. Ndërtimi i gjithë autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milion euro. Pranverën e kaluar në Kosovë u lëshua në përdorim autostrada Arben Xhaferi me gjatësi prej 65 kilometrave. Për të janë shpenzuar 705 milion euro.

Me këtë arsyetim, këtë premtim të BDI-së për ndërtimin e autostradës e vlerësojmë si duke u realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.