Nuk u përfundua kanali në Haraçinë
ARSYETIM:
Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2011, nga ish Ministri i Ambientit, Abdilaqim Ademi nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), u deklarua që janë ndarë mjete nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, për ndërtimin e kanalit të hapur në Haraçinë. Kanal, ky i cili ishte problem disa vjeçar për banorët e këtij vendi deri më tani (21.10.2016) nuk u ndërtua andaj projekti nuk është realizuar.
“Mjetet do të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe kanali do duhet të jetë i ndërtuar në vitin 2012″. (burimi: Alsat-M)
Viti 2012 kanalin e gjeti në po të njëjtën gjendje. Në korrik të këtij viti (2012), nga Qeveria u miratua projekt për ndërtimin e këtij kanali. Zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Muamed Hoxha, tha se ky projekt do të përfundojë në mes të vitit 2013. (burimi: Alsat-M, 25.07. 2012)
Mirëpo, edhe ky premtim pa mbeti ndonjë përfundim, premtimet vazhduan.
Ish Ministri i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, më 18 qershor 2013, u paraqitën pranë këtij kanali me makineri ndërtuese dhe deklaruan se përfundimisht atë ditë projekti kishte filluar të realizohet dhe se në vitin 2014 projekti do të jetë i përfunduar.
“Sot në mënyrë zyrtare fillojnë punimet sepse, ne kemi nënshkruar marrëveshje me kompaninë e cila duhet ti realizojë punimet, dhe definitivisht sot fillojmë punën dhe shpresoj që pas një kohe të afërt ne do të vijmë dhe do të jemi dëshmitarë të punëve konkrete”. (burimi: Alsat-M, 18.06.2013)
As kësaj radhe nuk pati ndonjë rezultat, pasi që puna zgjati vetëm disa ditë. U rregullua vetëm hapësira e kanalit pranë Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu”.
Më 9 janar 2014, ish Ministri Ademi, inspektoi punimet në Haraçinë për të parë punët konkrete që ai pati premtuar një vit më parë. Megjithatë, edhe pse nuk kishte ndonjë punë konkrete të realizuar, Ademi premtimet i arsyetoi se punimet do të vazhdojnë në vitin 2014 dhe 2015.
“Mund të ju informoj se në vitin 2013 ne kemi realizuar dhe kemi paguar për kompaninë 150.000 euro deri tani, ose 10 milion denarë, kurse për vitin 2014 gjithashtu janë siguruar rreth 180.000, siç është paraparë në dinamikën për realizimin e këtij projekti, dhe për vitin 2015 janë paraparë 800.000 euro”. (burimi: Alsat-M, 09.01.2014)
Pasardhësi i tij në këtë post, Bashkim Ahmeti, në maj të këtij viti (2016), tha se pritet që të gjinden mjetet por, nuk mundi të japë ndonjë premtim lidhur me atë se kur do të përfundojë projekti në fjalë. (burimi: TV Shenja, 27.05. 2016)
“Pritet që së shpejti ne të gjejmë mjete për vazhdimin e atij kanali, ndërsa për momentin datë konkrete nuk kam”.
Të rikujtojmë që premtimet filluan që nga viti 2010, kur vendi u vizitua nga Ministri i atëhershëm i Ekologjisë, Nexhati Jakupi, pas reagimit të banorëve për anashkalimin e tyre.
Nga e gjithë kjo, sipas metodologjisë së Vërtetëmatësit, mundë të përfundojmë që projekti ‘Kanalizimi fekal në Haraçinë (Komuna e Haraçinës)’, deri më tani 10.08.2016 është nuk është realizuar.
Vlerësoi: Rabie Abazi
BURIME:
- Platforma politike e Bashkimi Demokraik për Integrim (BDI), faqe 261, pika 152);
- |19.01.2013|Kanali i Haraçinës, asnjë buldozer në punë – (Televizioni Alsat- Maqedoni, shikuar më 21.08.2016)
- |04.01.2014| Haraçinë: Vitet kalojnë, kanali dhe premtimet boshe mbeten-(Televizioni Alsat- Maqedoni, shikuar më 21.08.2016);
- |09.01.2014 Kanali i Haraçinës, valë e re premtimesh– (Televizioni Alsat- Maqedoni, shikuar më 21.08.2016);
- |19.11.2015| Haraçinë, kanali i hapur problem i pazgjidhur– (Televizioni Alsat- Maqedoni, shikuar më 21.08.2016);
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari