Nuk rekomandohet për fëmijë më të vegjël se 12 vjet, nevojitet mbikëqyrje e prindit

04142015-Libertas-GoGo-09876-098-crop-resize

 

Autori i recensionit të kësaj përmbajtje mediatike nuk do të donte në asnjë moment të jetë moralizues, ose, larg qoftë, censor, mirëpo duhet ta pranojmë se propozimi i lexuesit që ta analizojmë këtë “tekst” të shoqëruar  me një galeri fotografisht, na nxiti që t’i marrim parasysh vërejtjet e tij.

Lexuesi, i cili e propozoi këtë tekst për recension, na shkroi:

“Si prind i brengosur i dy fëmijëve të mitur, kërkoj prej jush të analizohet lajmi dhe ta jepni mendimin tuaj se a duhet fëmijët tanë të lexojnë këtë pa asnjë paralajmërim se nuk është për fëmijë të vegjël? Djali im, sot në mëngjes më pyeti: “Babi, cila është kjo diskotekë dhe pse deri tash nuk kemi qenë atje”, kurse ka vetëm 14 vjet. Apeloj deri te të gjithë prindërit e brengosur nga lajmet e këtilla, të cilat pa ansjë turp shpërndahen nëpër rrjetet sociale dhe arrijnë deri te publiku i ri, të censurohen…

Nuk do ta theksojmë pjesën e dytë të vlerësimit të tij për këtë përmbajtje mediatike, edhe pse plotësisht pajtohemi me të, mirëpo për atë që ai e thekson në pjesën e cituar të sugjerimit të tij për recension – ia vlen të mendohet.

04142015-Libertas-GoGoLinku deri te artikulli origjinal: Galeri – Kështu ka qenë party në “Tao”

Data dhe koha e publikimit: 10.04.2015, 10:20

Data e recensionit: 14.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Ka një praktikë ligjore që ka të bëjë me mediat televizive, me të cikën përcaktohet kategorizimi dhe periudhat e emitimit të programeve televizive që mund të kenë ndikim të dëmshëm mbi zhvillimin fizik, psikik dhe moral të të miturve. Me shenjat vizuale dhe audio-shenjat për paralajmërim, prindërit dhe fëmijët e dijnë se a është i përshtatshëm për fëmijët programi që në atë moment emitohet në ekranet televizive.

Kjo praktikë pozitive nga puna e mediave masive ofron një potencial të mirë për mbrojtje. Mirëpo, kjo mënyrë ose ndonjë mënyrë tjetër më adekuate për paralajmërim për përmbajtjet që gjenden në internet, dhe që mund të ndikojnë negativisht mbi fëmijë – nuk ekziston. Prandaj, mediat në internet nuk kanë një obligim të tillë ligjor.

Mbetet që ato vetë të vlerësojnë se nëse ndonjë përmbajtje mund të ketë ndikim negativ mbi një pjesë të publikut të tyre, a do të organizojnë ndonjë lloj mbrojtjeje ose paralajmërimi. Sot, teknologjia këtë e mundëson shumë lehtë dhe mbetet vetëm të aktivizohet vullneti i mirë dhe ndjenja për përgjegjësi.

Deri atëherë, mbetet ky lloj i reagimeve dhe i vërejtjeve që duhet të ndihmojnë të aktivizohet përgjegjësia e tillë.

Mirëpo, ka edhe diçka me të cilën kjo përmbajtje mediatike i ka sfiduar standardet profesionale. Ato janë porositë e pandara reklamuese nga përmbajtja gazetareske. Në atë kuptim, kemi edhe rregullativë në nenin 6 të Kodit të gazetatëve:

Gazetari nuk guxon ta përdorë medien për publikimin apo për fshehjen e informacioneve për përfitime personale. Mita, korrupsioni dhe shantazhi janë të huaja për profesionin e gazetarit. Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë mbi lirine e informimit. Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.

Disa pjesë të këtij teksti nuk vlejnë për këtë tekst mediatik, mirëpo e transmetuam tekstin e plotë të nenit për autenticitet më të madh.

Në këtë kuptim, ky produkt mediatik, e shkel këtë nen të kodit gazetaresk për shkak se në asnjë mënyrë nuk është theksuar se bëhet fjalë për tekst komercial.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari