Nuk është e vërtetë se në Serbi askush nuk i kontrollon vaksinat

Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, që në Ballkan shpejtë i kalojnë edhe kufijtë dhe pushtojnë mediumet e shteteve të tjera, ndonjëherë edhe në një gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton se çka është aktuale te shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër dezinformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.

Shërbimi serb për verifikimin e fakteve dhe luftën kundër dezinformatave të dala nga burimet e ndryshme, “Istinomer”, me elegancë demanton pretendimin e kryetarit të lëvizjes politike “Dosta je billo”, Sasha Radulloviq, se në Serbi askush nuk i kontrollon vaksinat.

Radulloviq në Twiter, mes tjerash, ka shkruar “Në Serbi vaksinat nuk kontrollohen, cilësia e vaksinave nuk kontrollohet”.

Ai të cicërimat e tij thotë se në ato informacione ka ardhur gjatë bisedës me prindërit, fëmijët e të cilëve janë sëmurë shumë shpejtë pas vaksinimit. Pyetjes së tij nëse dikush i kontrollon vaksinat, prindërit e atyre fëmijëve kanë marrë përgjigjen në vazhdim: “Askush nuk i kontrollon më, prej kur “Torllak” kanë bërë atë që kanë bërë, më nuk ka asnjë kontroll”.

“Istinomer” në qëndrimin e tij rikujton se Instituti “Torllak” nuk është kompetent për kontrollin e Vaksinave, por merret me prodhimin e tyre, kjo nuk do të thotë se askush në Serbi nuk i kontrollon vaksinat.

“Më saktë, cilësia e barnave dhe mjeteve medicinale, dhe me të edhe vaksinat, i kontrollon Agjencia e barnave dhe mjeteve medicinale (ALIMS). Qytetarët në ALMIS mund të kenë qasje deri te pjesa “të dhëna të hapura” ku gjendet edhe Regjistri i certifikatave të dhëna nga kontrolli i cilësisë së barnave në përdorim në mjekësinë humane. Po ashtu është i qashëm edhe Regjistri i barnave për përdorimin e mjekësisë humane. Në listën gjenden edhe arsyetimet vaksinave për të cilat flet Radulliviq”, shkruan “Istinomer”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.