Me ndryshimet ligjore gjykatësit lirohen prej “defterëve” partiak

pxhere.com

 

Me ndryshimet në Ligjin për gjykata pretendohet të vendoset sistemi i vlerësimit sipas meritës dhe aftësive për avancim në karrierë

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Një prej projekteve ligjore më të reja që duhet të shfaqin vendosmëri për zbatim të shkëlqyer të reformave gjyqësore, për fillimin e pritur të bisedimeve për hyrje në BE, është Ligji për gjykatat. Ky ligj në fomë të Propozimit për ndryshime të Ligjit për gjykatat, ka hyrë në fazën e diskutimeve që në janar të vitit 2018 në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga Qeveria në seancën e 11 dhjetorit, dhe pse deri në fund të javës së kaluar akoma nuk ka arritur në Kuvend.

Kryesisht ndryshime e propozuara janë të përqendruara në mundësitë për avancimin në karrierë të gjykatësve, me krijimin e kushteve të vlerësimit sipas meritës, gjegjësisht, që lejojnë avancim në bazë të kualifikimeve dhe të vërtetimit të meritave në këtë profesion.

AKADEMIA KA ROLIN KRYESOR NË AVANCIM 

Nisur nga kjo, tashmë Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve mbetet pika më kryesore e pazëvendësueshme për ato të cilit duan të ndajnë drejtësinë. Nëse deri më tani ka pasur ndasi dhe kthesa në ndryshmet, prej tani gjithçka është e qartë: ky institucion mbetet “trampolina” kryesore për të gjithë ato të cilët pas përfundimit të Fakultetit Juridik shohin ka gjykatësit. Përndryshe, përvojat ndërkombëtare në raport me Akademinë janë të ndryshme.

Duket e çuditshme që gjykatësit nga gjykatat themelore mund të aplikojnë për vendet e zbrazëta në Gjykatën e apilit me vetëm 4 vite karrierë!- komenton gjykatësja me karrierë ndërkombëtare Margarita Caca Nikollovska. 

Mendoj se është shumë herët që dikush të fitojë mjaftueshëm dituri dhe përvojë për në Gjykatën e Apelit, sepse aty praktikisht do të hetojnë vendimet e kolegëve të tyre të mëparshëm.

Edhe më e çuditshme është nëse ndonjë fillestarë pas 4 vitesh avancohet në Gjykatën e Apelit, ai vetëm pas 6 vitesh do të mund të kandidojë për anëtar në Gjykatën e Larët. Kështu që, ai ose ajo me vetëm 10 vite përvojë do të qëndrojnë në maje të drejtësisë!

Caca Nikollovksa shprehet që ky vendim jo i zakonshëm, që ai që ka arritur të bëhet pjesë e gjykatës ndërkombëtare në Strasburg, pas skadimit të afatit nuk mund të kthehet të gjykojë në gjykatat maqedonase. Një gjykatës i tillë nuk mund të konkurroj as si gjykatës në Gjykatën e Lartë! Praktikisht, karriera e tij në gjykata, kur do t’i skadojë mandati në gjykatën Kushtetuese sikur të ketë përfunduar. Për Cac Nikollovskën duket se vendimet janë frutë i këshillave të protagonistëve (dhe legjislacioni) që merren nga jashtë, prej faktorit ndërkombëtar.

POROTI NUK ËSHTË AQ I RËNDËSISHËM!?

Nga ana tjetër, ai i cili sheh ndryshimet mund të habitet përse kriteret për zgjedhjen e gjykatësit-porot janë aq të ulëta, në veçanti në vendim me kaq shumë kuadro të papunë profesionale, mes tyre edhe studentët e diplomuar, të cilët si porot do të mësonin zanatin, do t’i “merrnin erë” seancave gjyqësore. Tani ato persona, sërisht mjafton të jenë me shkollë të mesme të përfunduar. Është e qartë, ligjvënësit prej fillimi i trajtonë juristët me një qasje formale. Deri tani ka vlejtur dispozita se këto gjykatës duhet të kenë arsim të lartë, por si duket nuk ka pasur mjaftueshëm të interesuar, edhe pse në terren situata nuk është e tillë dhe shpesh në ato vende gjenden persona me shkollim të mesëm (shpesh edhe punëtor të logjistikës), jo zyrtarisht, me propozime partiake,

Ja se çka thuhet në propozim ndryshimin e nenit 42 me të cilin trajtohet e drejta për kryerjen e funksionit si porot në gjyq:

Neni 42 ndryshohet si më poshtë

(1)  Gjykatësit – porotët i zgjedh dhe i shkarkon Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në kushte dhe sipas procedurave të caktuara me ligj. 

(2) Për gjykatës-porot mund të zgjidhet çdo qytetarë  i RM-së, i cili ka përfunduar së paku arsimin e mesëm,  i cili në mënyrë aktive zotëron gjuhën maqedonase, gëzon reputacion në kryerjen e këtij funksioni dhe nuk është më i vjetër se 60 vjet.  

(3)  Gjykatës – porot për gjykimin e të miturve mund të zgjidhet person me përvojë në edukimin e arsimimin e të rinjve. 

(4) Pas zgjedhjes, gjykatësit – porotët detyrimisht ndjekin trajnim të specializuar të organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe prokurorë, me çka Akademia ndan certifikate për trajnimin e përfunduar. 

(5) Përmbajtja, kohëzgjatje e trajnimit nga paragrafi (4) të këtij neni përcaktohet me program të specializuar për trajnim të gjykatësve- porotëve nga Akademia për Gykatës dhe Prokuror Publik. 

 PËRGJEGJËSIA E GJYKATËSVE

Me propozim-ndryshimet e Ligjit për gjykata rëndësi më të madhe i jepet përgjegjësisë së gjykatësve. Theks më i veçant vendoset në kategorinë ” shkelje më të rënda disiplinore” e cila, kur konstatohet është bazë për vërtetimin e përgjegjlsisë së gjykatësit. Si e tillë do të vlerësohet:

–   shkelje më e rëndë e rendit publik dhe forma tjera më serioze të sjelljes së pandershme me të cilën rrënohet reputacioni i gjykatës

– ndërhyrje e ashpër dhe ndikim në ushtrimin e funksionit gjyqësor ndaj gjykatlësit;

–  nëse refuzon të dorëzoj deklaratë për pasurinë dhe interesat sipas ligjit ose nëse të dhënat e deklarimit të pasurisë janë të pavërteta 

–   ekziston shkelje e dukshme të rregullave për përjashtin në situata në të cilat gjykatësi ka qenë në dijeni për ekzistimin e ndonjë baze për përjashtim të parashikuar sipas ligjit.

Shpejtohet procesimi i procedurës në këtë rast, kështu kryetari i gjyqit në afat prej tetë ditësh nga dita që konstatohet shkelja, por jo më shumë se tre muaj nga realizimi shkeljes është i obliguar ta informojë Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Dy vlerësime negative të njëpasnjëshme sjellin rrezikojnë ndëshkim të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor, njësoj dhe shpërndarja e të dhënave të klasifikuara, zhagitja e procedurave ose vjetërimi me qëllim të procedurave dhe veprime të njashme të cilat në mënyrë taksative janë sqaruar trajtohen si ushtrim të funksionit në mënyrë jo profesionale dhe të papërgjegjshme.

Në masat disciplinore janë të parashikuara si dënim i mundshëm këto masa:

Neni 78 ndryshohet dhe thotë:

(1)  Për përgjegjësi të vërtetuar të gjykatësit, Këshilli mund të ndërmerr këto masa disciplinore:

  •  vërjejtje me shkrim,
  •  qortim publik,
  •  zvoglim të pagës nga 15% deri në 30% nga paga mujore në në periudhë deri në gjashtë muaj.

(2) Nëse gjykatësit me vendim fuqiplotë i është shqiptuar masë disciplinore zvoglim të pagës me lartësi prej 15% deri në 30% nga paga mujore, gjykatësi nuk mund të zgjidhet si gjykatës më të lartë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor, të propozohet si gjykatës në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, drejtor ose zv. drejtor i Akadiemsi së gjykatësve dhe prokurorëve, në kohën që kjo masë disciplinore është aktive.

(3)  Pas vërtetimit të përgjegjësisë disciplinore, përcaktimit dhe shqiptimit të masës disciplinore merren parasysh pesha e shkeljes, shkalla e përgjegjësisë, rrethanat në të cilat është bërë shkelja dhe sjellja e gjykatësit, pasojat e shkeljes, si dhe masat paraprake disciplinore.

Parashihet specializim më i lartë i gjykatësve dhe mundësohet formimi edhe i departamenteve nga fusha e ekonomisë të ndara prej departamenteve civile në gjykata, të cilat kanë nevojë për to.

Po ashtu, specifikohen edhe kompetencat e Gjykatës së Lartë, në Republikën e Maqedonisë, e cila formon Këshillin për menaxhim me ankesa kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, dhe njëkohësisht parashihet detyrim për Gjykatën e Lartë në Republikën e Maqedonisë që të publikoi në ueb-faqen e saj të gjithë paragrafet e përcaktuara dhe mendimet ligjore të çështjeve me rëndësi në unitetin e zbatimit të ligjeve nga ana e gjykatësve.

Me ndryshimet ligjore gjykatësi parandalohet të përdor funksionin dhe imazhin e gjykatës për realizimin e interesave private dhe forcohet e drejta e palës për ankesë deri te kryetari i gjykatës për sjellje të papërgjegshme dhe të pandershme të gjykatësit ose nëpunësit në detyrën zyrtare në raport me palët, të cilat janë në kundërshtim me Kodin Etik dhe pala duhet të merr përgjigje për ankesën.

Të gjithë kanë të drejtë të dorëzojnë ankesa me shkrim ose me gojë deri te kryetari i gjyqit për shkak të sjelljes të pahijshme dhe joprofesionale të gjykatësit ose nëpunësit gjyqësorë në marrëdhënie pune me palët që janë në kundërshtim me Kodin Etik dhe të merr përgjigje për ankesën, thuhet në ndryshimet ligjore. 

Me ndryshimet ligjore rriten masat disiplinore, gjegjësisht parashihen orë shtesë në trajnimin e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, për gjykatës për të cilët Këshilli Gjyqësor në procedurën për përcaktim të përgjegjësisë do të vlerësojë, se ju duhet edukim shtesë profesional.

Besohet se propozim-ndryshimet në Ligjin për gjykatës do të kalojnë shpejtë nëpër korridoret parlamentare, sepse protagonistët dëshirojnë që mbikëqyrësit e progresit tonë shoqëror të vërejnë progres në reformat në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.