Lumi Dabniçka në Prilep nuk është mbuluar – nuk ka as “sh” nga shëtitorja

Pamjet atraktive tani për tani janë vetëm vizuelizime në kompjuter. Foto: Komuna e Prilepit.

Mbulimi dhe rregullimi i terrenit në Lumin Dabniçka dhe shtegut af;r kazermës “Mirçe Acev” deri te dredhja e lumit të qytetit

Me këtë projekt është paraparë mbulimi i tërësishëm i kanalit të Lumit Dabniçka me çka do të përmirësohet mjedisi jetësor. Me lidhjen e dy rrugëve do të zgjidhet e çështja e bulevardit, me gjelbërim në mes, ndriçim modern, objekte të reja për biznes, hapësirë për vend parkime, kopsht për lojëra dhe përmbajte të tjera. (Buxheti: 60 milion denarë; Burimi i mjeteve: Banka Botërore; Afati i realizimit: 2013-2014)

 

ARSYETIM

Projektin ambicioz për mbulimin e Lumit Dabniçka nga rrjedha e tij nga kazerma deri te derdhja në lumin e qytetit në Prilep e premtoi Marjan Rsiteski në faqen e 37 dhe 38 të programit të ri zgjedhor, me të cilin, si kandidat i VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kërkoi besimin e qytetarëve të Prilepit, për mandat të tretë, si kryetar komune.

Me projekti i cili duhej të kushtojë afro 1 milion euro, u parapa mbulimi i tërësishëm, me çka do të siguroheshin shumë investime, mes të cilave edhe shëtitorja. Por, projekti, ashtu siç vërtetuam, deri më tani nuk është realizuar, as që ka elemente të cilat tregojnë se për një kohë të shpejtë do të fillojë realizimi. Për shkak të kësaj, dhe duke marr parasysh se deri në përfundim të mandatit të Risteskit mbeten edhe 3 muaj, gjë që është një periudhë mjaftë e shkurtër për fillimin dhe përfundimin e procedurës për mbulim të Lumit Dabniçka, ky premtim vlerësohet si i parealizuar.

Në ueb-faqen e Komunës së Prilepit në pjesën “Projekte të planifikuara kapitale” është futur edhe ky projekt (si “Mbulimi i kanalit të Dabniçkës”), me vizualizim kompjuterik, me çka paraqitet një ide mjaftë ambicioze. Por, nuk e gjejmë në mesin e projekteve të realizuara apo te ato projekte realizimi i të cilëve është në proces. Edhe kërkimetueb-faqet komunale nuk dhanë rezultate, gjegjësisht nuk ka informacion se është ndërmarr diçka për realizimin e këtij premtimi të Risteskit për mbulim të kanalit të Dabniçkës, , gjegjësisht Lumit Dabniçka.

Me 15 dhjetor të vitit 2015 është publikuar edhe informacioni se do të pastrohet kanali i Lumit Dabnoçka, pikërisht në pjesën ku është dashur që të mbulohet, gjë që është edhe një vërtetim më shumë se deri para një vitit punët kanë mbetur në të vjetrën.

Po ashtu, edhe kërkimet në internet dhe në grumbulluesit e lajmeve “Time” dhe “Grid” (edhe për “Kanalin e Dabriçkës” edhe për “Lumin e Dabriçkës”) nuk na dhanë informacion se është ndërmarr diçka për të mbulohet kanali prej te kazerma deri te derdhja në lumin Prilepska.

Edhe kërkimet në ueb-faqen e televizionit “Kanal Vizija” dhe portalin “10bez10” (edhe për “Kanalin e Dabriçkës” edhe për “Lumin e Dabriçkës” – shih më poshtë) nuk na çuan deri te ajo se është ndërmarr diçka për realizimin e këtij premtimi.

Sipas asaj që u vërtetua, ky premtim parazgjedhor i Marajn Risteskit, i numëruar në projektet kapitale, është i parealizuar.

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.