Kundërspin: Nënshkrimi selektiv i dekreteve është tregues për qëndrime joparimore nga Ivanov

Spinim është kur mosnënshkrimi i dekreteve për ligjet e votuara në Kuvend, Ivanov e arsyeton me deklaratë solemne që ka mbrojtur interesin dhe Kushtetutën e RM-së, dhe jo të RMV-së. Kjo deklaratë paraqet spin për shkak se thelbi nuk është në ndryshimin e emrit dhe pjesët e Kushtetutës, por në respektimin e interesave të shtetit, në të cilin është president, përfshirë këtu edhe detyrimin kushtetues të mos pengohet dy e tretat e shumicës ose ligjet e miratuara me konsensus

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Presidenti Gjorge Ivanov dha arsyetimin e tij për mos nënshkrimin e dekreteve për 11 ligje të votuara nga Parlamenti, mes të cilave janë ligjet e votuara nga dy e treta e shumicës dhe me konsensus mes qeverisë dhe opozitës, arsyetimin e tij vlerësojmë si spin:  

Ivanov nuk nënshkroi Dekretin për shpalljen e 11 ligjeve për shkak të emrit të ri Republika e Maqedonisë Veriore…Ivanov, sipas arsyetimit, dekretet nuk i ka nënshkruar sepse gjatë kryerjes së funksionit gjithmonë ka vepruar në pajtim me deklaratën e dhënë solemne se do të mbrojë Kushtetutën, dhe siç thotë interesat e Republikës së Maqedonisë 

[Burimi: A1On – Qëndrimi i Ivanov për emrin… – data: 12.03.2019]

 

Kundërspin: Gjatë ditës së djeshme shumë mediumet publikuan mos nënshkrimin e dekreteve nga Ivanov për 11 ligje të votuar në Kuvend të RMV-së. Shpjegimi i shkurtër të cilin e kanë dhënë një pjesë e mediumeve ju është komunikuar nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi dhe ne nuk kemi bazë ta besojmë atë.

Duke u nisur nga arsyetimi, kemi, megjithatë, bazë, të vlerësojmë se bëhet fjalë për shtrembërim të së vërtetës nga ana e presidentit Ivanov, gjegjësisht spin. 

Arsyetimi është i thjeshtë, dhe me këtë prek një pjesë të mirë edhe të lajmeve që u publikaun nga mediumet.

Gazeta “Nezavisen” publikoi shkrimin me titullin “Kohabitimi do të vazhdojë deri në fund. Ivanov largohet me një valixhe me veto“, ku thirret në periudhën kur Ivanov  nuk ktheu asnjë ligj të qeverisë së vjetër të përbërë nga VMRO-DPMNE dhe BDI, as edhe kur bëhej fjalë për ligje problematike, siç ishte për shembull, Ligji për ndërtim, i cili në atë periudhë u ndryshuar 20 herë, pjesën më të madhe për arsye korruptuese, gjegjësisht, që të kënaqen apetitet e të korruptuarve të qeverisë paraprake ose Ligjin për arsim të lartë, kundër të cilit u ngrit pothuajse e gjithë akademia.

Nga ana tjetër, A1On në tekstin me titull “Qëndrimi i Ivanov për emrin bllokoi rrugën ka BE, përfundon se qëndrimet e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për Katica Janevën dhe fati i Prokurorisë Speciale nuk është pengesa e vetme nga BE që për afat të caktuar të miratohen më shumë reforma ligjore dhe se tani në atë rol paraqitet edhe Ivanov. Përderisa 3 prej 11 ligje janë miratuar me dy të tretën e shumicës dhe janë reformues në  fusha shumë të rëndësishme, mes të cilëve edhe Ligji për gjykata.

Prej situatës së krijuar dhe prej arsyetimit të shkurtër të cilin e ka dhënë Ivanov në deklaratën solemne se do të respektojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe jo të Republikës së Maqedonisë Veriore, si dhe ka mbrojtur interesat e RM-së, dhe jo të RMV-së, qartë shihet që qëllimi i tij është jokonsekuencë dhe spin.

Thelbi nuk është në deklaratën formale se do mbrohet Kushtetuta e RM-së dhe interesat e RM-së, por në atë si në të vërtetë mbrohet Kushtetuta dhe interesat e shtetit. Dikush me të drejtë e ka parashtruar pyetjen, se si Ivanov nuk e ka problem të merr paga nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe të gjithë privilegjet që i gëzon dhe do t’i gëzojë nga ligjet? Për këtë, nuk është problemi i deklaratës dhe arsyetimit që e jep Ivanov, por në thelbin e deklaratës e cila ka të bëj me Kushtetutën dhe interesat e shtetit.

Prej këtu Ivanov spinon, pa dyshim. Duke mbrojtur Kushtetutën e RM-së dhe interesat e shtetit, të rikujtojmë, miratoi vendim për abolim grupor të mbi 50 personave të përfshirë në hetime dhe akuza të PSP-së, me çka shkaktoi dëm të paparë në të njëjtin shtet, të cilin u betua se do të mbrojë dhe respektojë. Pas disa javësh, me salto mortale, përmes ndryshimit të Ligjit për abolim, shfuqizoi vendimin e vet.

Duke mbrojtur Kushtetutën e RM-së dhe duke mbrojtur interesant e shtetit, Ivanov refuzoi të jep mandatin, të koalicionit të formuar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016. Ai ndërlikoi aq shumë gjendjen, gjë që praktikisht çoi deri te 27 prilli dhe te “e enjtja e përgjakur”, sepse VMRO-DPMNE përmes Trajko Veljanovski si kryetar i atëhershëm i Parlamentit, vetëm se ndoqën shembullin e Ivanov dhe nuk lejuan transferin e qeverisë në mënyrë të qetë, në pajtim me Kushtetutën dhe interesat e shtetit.

Për këtë, të përsërisim, vetëm prej këtyre dy shembujve të përfshirë, dhe prej konstatimeve objektive të një pjese të mediumeve të cilët i citojmë, nuk ka dyshim se bëhet fjalë për spin të Ivanov, kur thotë se nuk ka nënshkruar ligjet në interes të vendit. Me këtë, Ivanov praktikisht vërteton konsekuencën e tij në jokonsekuencë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.