Komuna Gazi Babë përgatit projekt për ndërtimin e garazhës me kate në Maxhar 2

Foto: Rasho, 2010
Foto: Rasho, Wikipedia, 2010, marr sipas Creative Commons 3.0 licenca

 

PREMTIM: Ndërtimi i garazhit me kate në rrugën “Maxhari”; Target grupi: Banorët e “Maxhari 2” dhe “Singeliç”; Afati: 2018 – 2019 

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e garazhës me kate në rrugën “Maxhari” i kryetarit të  Gazi Babëa, Boris Georgievski është duke u realizuar. Projekti ka qenë pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017 – 2020, të titulluar si “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë” (faqe 23).

Parkimi në rrugën “Maxhari”, në lagjen “Maxhari 2”, në veçanti në fillim të rrugës, ku në një hapësirë të vogël është vendosur qendra tregtare, tregu, ambulanca, posta, shitore, paraqet problem të përditshëm për qytetarët të cilët gravitojnë në këtë pjesë të lagjes. Zgjidhja e problemit me parkimin nënkupton ndërtimin e një vendi për parkim në oborrin e ambulancës, me ndërtimin e garazhit me kate, ku tashmë është parashikuar. Në fillim të rrugës “Maxhari” janë vendosur disa objekte publike dhe në këtë pjesë të rrugës graviton një numër i konsiderueshëm i lagjes gjatë ditës, edhe atë më së shpeshti me vetura, me çka zgjerimi i kësaj rruge është jashtë funksionit, thuhet në programin e Georgievskit.

ueb-faqen e Komunës së gazi Babës nuk mund të gjendet informacion në lidhje me ndërtimin e garazhit me kate, ndërsa një informacion të tillë nuk ka as në internet. Për këtë shkak “Vërtetëmatësi” ju drejtua kabinetit të kryetarit të Komunës Gazi Babë prej ku theksuan se është duke u zhvilluar përpunimi i projektit për garazh me kate.

Premtimi i dhënë në programin zgjedhor për ndërtimin e garazhit me kare në rrugën “Maxhari” është në fazën e realizimit. Vitin e kaluar Komuna e Gazi Babës tërësisht ndërtoi vendin për parkim mbrapa ambulancës në Çento, si dhe rrugës shërbyese e cila çon deri te vend parkimi, me çka janë siguruar 100 vende të reja për parkim. Komuna e Gazi Babës ka filluar dhe tashmë projekti është në fazën përgatitore për ndërtimin e garazhit me kate në këtë parkim. Po ashtu, ka filluar edhe procedura për ndërtimin e parkimit të ri përballë ambulancës, mbrapa tregut në Çento në ish lokacionin të AD Karaorman. Përkrah kësaj garazhi me kate, Komuna tashmë ka përgatitur edhe projekt për ndërtimin e tre garazhave me kate në lagjen Autokomanda, na informuan prej Komunës së Gazi Babës.

Duke pasur parasysh se Komuna ka përgatitur projekt për ndërtimin e garazhit me kate në rrugën “Maxhari”, në lagjen “Maxhari 2”  dhe se afati për realizimin e këtij premtimi është dhënë në programin e Geirgievski është 2018-2019, mund të thuhet se premtimi për ndërtimin e garazhit me kate është duke u realizuar. 

 

BURIME:

Programi parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020 – „Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!“ (faqe 23)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.