Koçani vetëm në një pjesë ndau kanalizimin atmosferik nga ai fekal
Projekt: Ndarje e kanalizimit atmosferik nga ai fekal në Koçan
Përshkrim i projektit: Ky projekt ka të bëj me pjesën më kritike të qytetit, gjegjësisht për pjesën e hapësirës qendrore të qytetit, me gjatësi të rrjetit prima dhe sekondar rreth 10 kilometra dhe përfshinë 7.000 banorë. Mjetet: 691 milion denarë Burimi i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe Instituti Financiar Ndërkombëtar (Afati: 2013-2014)
ARSYETIM:
Kandidati për kryetar komunë në Koçani në mandatin e tij të dytë, Ratko Dimitrovski, në programin parazgjedhor të vitit 2013 në faqen 43, nën kolonën Sistemi i Kanalizimit, para qytetarëve e ka prezantuar projektin për ndarje të kanalizimit fekal nga ai atmosferik për pjesën më të mirë të qytetit, gjegjësisht në pjesën qendrore. Me këtë premtim duhej që të përfshiheshin rreth 7.000 qytetarë dhe rreth 10 km dhe rrjet sekondar i kanalizimit. Ky premtim është përmbushur. Kjo mund që të shihet nga Llogaridhënia e Komunës së Koçanit të publikuar në vitin 2017, për punën e kryer për vitet 2013-2017.
Në llogaridhënien me titullin “Realizimi i projektit për kanalizimin atmosferik” shkruan: Me mjete nga Banka Evropiane Investuese dhe nga Komuna, në Koçan është realizuar projekti për ndarje të kanalizimit atmosferik nga ai fekal me te cilin ai atmosferik u nda në gjatësi me mbi 15 km. Ujësjellësit atmosferik u ndërtuan në rrugët: “Rosa Petrova”, “1 Maj”, “Dimitar vllahov”, “Teodisija Paunov”, “Braqa Stavrevi”, “Hristijan Karposh”, “ASNOM”, “Sllavço Stoimenov” (në kryqëzimin me rrugën ”
Ljubço Santov”), ndërsa kanalizimi atmosferik ekzistues në rrugën “14 Brigada” u zgjidh me grila ujëmbledhëse.
Poashtu, mund që të vërehet se në këtë projekt ka marrë pjesë edhe Komuna me mjetet e veta në vendosjen e tubave për mbledhjen e ujit atmosferik:
Për mbledhjen e ujit atmosferik në gjatësi të rrugës nga “VMRO”, deri te ura e Parkut të Revolucionit, me mjete nga Buxheti i Komunës Koçani, janë vendosur gjashtë degë të cilat kanalizojnë ujin në rrjedhën e Lumit Koçanska. Instalimi për mbledhjen e ujit atmosferik është vendosur edhe në rrugën “Gligor Apostollov-Goço”. Uji i cili do të mblidhet nga kjo pjesë e qytetit do të shkoj drejtpërdrejtë në Lumin Koçanska.
Sipas kërkimeve në internet në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës, si dhe sipas llogaridhënies për atë që është punuar në vitet 2013-2017, mund që të konstatohet se projekti i vazhdueshëm në kohën parazgjedhore të vitit 2013 për pjesën e ndarjes se kanalizimit fekal nga ai atmosferik në Koçan është realizuar, ndërsa projektet e ngjashme janë realizuar edhe në vendbanime të tjera, siç është Orizari, edhe atë gjatë asfaltimit të rrugëve.
BURIME:
- Општина Кочани – Веб сајт – [Проверено на 11.07.2017]
- Општина Кочани – Отчет 2013-2017 – [Проверено на 11.07.2017]
- Изборна програма за локални избори 2013-2017 – Ратко Димитровски/ВМРО-ДПМНЕ – [Проверено на 11.07.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari