Intervsita e Ivanka Vasilevskës për portalin serb përplotë me të pavërteta dhe spinime

 

Ivanka Vasilevska, anëtare e Këshillit ekzekutues të VMRO-DPMNE-së dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik në Shkup, këto ditë tërhoqi vëmendjen me intervistën e saj për portalin serb “Stanje Stvari” me të cilën nxiti reagime të ashpra në opinion.

Në këtë intervistë e gjatë, e cila rëndon me manipulime, spinime dhe të pavërteta, Vasilevsla flet për më shumë tema, mes të cilave, edhe për ngjarjet në Kuvend me 27 prill të vitit 2017, për Marrëveshjen e Prespës, për federalizimin e mundshëm të Maqedonisë dhe për një lidhje të ardhshme me Serbinë, por edhe për autoqefalinë e KOM.

Që në fillim, duke folur se si ka ardhur deri te ndërrimi i qeverisë në Maqedoni, Vasilevska thotë disa të pavërteta:

Sipas Kushtetutës tonë, partia e dytë e radhitur nuk ka të drejtë të formojë qeveri. Duhet të shpallen zgjedhje të reja parlamentare. 

Ky pretendim nuk është i saktë. Në Nenin 90 të Kushtetutës definohet si:

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i detyruar që në afat prej dhjetë ditë nga konstruktimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia jep partisë, gjegjësisht partive të cilat kanë shumicën në Kuvend. 

Kushtetuta fare nuk përmend partinë e radhitur si të parë ose të dytë, pir kandidatin i cili do të sigurojë shumicën. Në rastin konkret, presidenti i atëhershëm Gjorgje Ivanov ia ndau mandatin së pari liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, por kur ai me 30.01.2017 nuk arriti që formojë koalicion me BDI-në (e cila ndërroi mendje në momentin e fundit), pas shumë peripecive Ivanov përfundimisht me 17.05.2017 mandatin ia besoi Zaev-it.

Për sa u përket ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, Vasilevska thotë se “manipulimi” dhe “skenari hollivudian”, kushtimisht, i krijuar që të ndërrojë qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe më pas të thotë edhe një të pavërtetë tjetër:

Atë ditë, në seancën e rregullt në Kuvend, Zoran Zaev erdhi i shoqëruar prej 15 personave të armatosur…

Kjo gjë nuk është e saktë. I gjithë opinioni pa se kush hyri me dhunë në Kuvend, ndërsa procesi gjyqësor më vonë sqaroi kush i hapi dyert dhe kush lejoi që protestuesit të hynë në parlament dhe si më pas u krijua kaosi. Andaj, në radhë të parë duket qesharake ajo se si Vasilevska habitet prej faktit se ngjarja është emëruar si “e enjtja e përgjakur” (!) dhe akoma pyet nëse: “Pala e pakënaqur kishte qëllim që të vras dikë, nëse ndonjëri do të dilte i gjallë nga Kuvendi, kush do të mund t’i ndal?

Është e ditur se në këtë incident të përgjakur më së shumit u lëndua deputeti dhe lideri i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, i cili mezi se shpëtoi kokën, ndërsa u lënduar edhe disa deputet të tjerë, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev. 

Në këtë intervistë Vasilevska tha edhe disa teza të tjera të diskutabile për Marrëveshjen e Prespës dhe akuzon diplomatët e huaj për përzierjen në punën e brendshme në vend:

Marrëveshja e Prespës është miratuar me ultimatum. Neve ajo na është prezantuar si rrugë e vetme për anëtarësim në NATO dhe për fillimin e negociatave për antarësim në BE. Kjo marrëveshje është miratuar në rrethana të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të diplomatëve perëndimore në çështjet e brendshme të Republikës së Maqedonisë, në kundërshtim me Konventën e Vienës dhe me parimet e sjelljes diplomatike të ambasadorëve të huaj. Rol udhëheqës në këtë marrëveshje kishte edhe ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve, Xhes Bejlli, thotë Vasilevska. 

Duke folur me të njëjtin entuziazëm, Vasilevska përsëri thotë disa të pavërteta dhe spinon të vërtetën:

Me këtë marrëveshje, kombi maqedonas u shndërrua në masë qytetare amorfe të shtetit të Maqedonisë së Veriut për dallim prej pakicave tjera nacionale të cilat ruajnë të drejtën e identitetit…

Askush me tru të shëndosh nuk mund të pranojë kushte të tilla. Kjo është pjesë e etnocidit dhe fshirjes së një shteti të pavarur demokratik nga harta gjeopolitike e botës…

Padyshim se qytetarët nuk janë të lumtur për shkak të ndërrimit të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, por është fakt se ka qenë kompromis i cili duhej të bëhej si kusht për anëtarësim në NATO, por edhe si kusht kryesor (jo i vetëm) për vazhdimin e rrugës së eurointegrimit tonë. Për sa i përket identitetit, tezat e Vasilevskës janë tërësisht të pasakta. Edhe me Marrëveshjen e Prespës maqedonasit etnik janë maqedonas etik, përderisa termi për shtetësi është definuar si: Maqedonas – qytetarë të Republikës së Maqedonisë”, ndërsa gjuha “maqedonase”.

Ashtu që, nuk është kryer etnocid, as kombi maqedonas nuk është shndërruar në “masë amorfe”. Aq më pak “të anulohet të gjithë vendimet e marra gjatë kohës së qeverisjes së Zoran Zaev, kur do të vi VMRO-DPMNE në qeveri”, siç premton Vasilevska. Për atë se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare, po ashtu, në pyetje është edhe procedura për të cilën është e domosdoshme dy e treta e shumicës në Kuvend.

Më tej në intervistë, ajo, po ashtu, gabimisht konstaton se “për fat të keq Maqedonia nuk ka miq të vërtetë, të sinqertë në bashkësinë ndërkombëtare” dhe pikërisht për këtë, kur vendi hynë në NATO. Është interesante edhe fakti se Vasilevska përmend një lloj lidhje me Serbinë nëse, siç thotë, do të jemi të detyruar për federalizëm të vendit. Sepse, “të detyruar për federalizëm” mbetet e paqartë, sepse askush nuk e ka kërkuar dhe asnjë parti nuk e ka përmendur në asnjë program politik. Ngjall interes pjesa e intervistës kur ajo admiron presidentin serb Aleksandar Vuçiq për shkak “të politikës së tij neutrale”, e cila, sipas sajë duhet të praktikohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Unë admirojë Vuçiq dhe politikën e tij neutrale. Ky është një shembull i vërtetë se si një shtet duhet të sillet në marrëdhënie ndërkombëtare. Për fat të keq Maqedonia nuk udhëhiqej prej shembullit të Serbisë. Për fillim, ne duhet të kemi qeveri legale, më pas të ndërtojmë institucione funksionale. Duhet të ndryshojmë disa gjëra që na çojnë mbrapa, dhe më pas të vendosim si edhe më tej t’i ballafaqojmë interesat rajonale dhe globale të popullit tonë – thotë Vasilevska. 

Por, pikërisht për këtë shkak, qëndrimet e saja hasën në kritika të ashpra te një pjesë e anëtarësisë partiake. Ish ministri i Arsimit dhe Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe Petar Bogojeski, një prej reformatorëve të VMRO-DPMNE-së, tezat e saja janë të kualifikuara në kundërshtim me qëllimet strategjike të partisë dhe shtetit dhe i bën thirrje që të tërhiqet prej të gjithë organeve të partisë.

Të përmendim edhe atë se Vasilevska në intervistë i referohet edhe çështjes së kishës, duke thënë se ” nuk erdhi në jetë kisha maqedonase e pavarur” dhe se politikanë nuk duhet të përzihen me kishën. Më pas shton se:

Për mua personalisht është e njëjtë, përderisa i përmbahemi Biblës dhe shpirtit të religjionit ortodoks…

Me qëndrimet e thëna për portalin politiko-ortodoks serb me tiutllin: “Me popullin serb jemi vëllezër, projekti për kishën maqedonase nuk erdhi në jetë“, tërhoqi vëmendjen dhe shktaktoi mllef në opinionin vendor, përfshirë edhe njerëzit e partisë së saj (VMRO-DPMNE), Vasilevska doli me demant në të cilën tha se nuk ka dhënë intervistë, por bëhet fjalë për “bisedë të lirë, interpretim akademik i gjendjes së Ballkanit”, me çka thuhet se është bërë “shtrembërim i tërësishëm i qëndrimeve të tij”. Ajo sqaroi edhe se “projekti i kishës maqedonase” nga titulli ka të bëj me kishën e Jovan Branishkovski, dhe jo të KOM-KO.

Edhe sikur kjo pjesë e demantit të ishte e saktë, në intervistën e plotë kishte shumë informata të rrejshme dhe të vërteta të shtrembëruara, kjo edhe në raport me historinë dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore dhe aktuale. Narrativat të cilat i përdor Vasilevska për të ilustruar qëllimet e saja dalin prej premisave të gabuara dhe informacioneve jo të sakta, dhe të cilat të çojnë në përfundime të gabuara, të cilat nuk kanë bazë dhe mbështetje në opinion dhe pjesa më e madhe e tyre asnjëherë nuk janë thënë dhe interpretuar në këtë mënyrë, edhe prej ekspertëve të partisë së saj.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.