Gazetari “Zoti na ruajt”

Приказна која ќе ве шокира  Момчиња загинале во сообраќајка  а во багажникот Сител Телевизија-crop-resize

 

Senazacionalizëm i bazuar në legjendë urbane. Shqetësim i panevojshëm i shikuesve me një titull informativ, i cili krijon përshtypje se atë ditë ka ndodhur diçka e tmerrshme. Gjëja e vetme “shokuese” në publikimin e këtillë është fakti se është konsideruar e arsyeshme që të kopjohet një mit dhe ai të plasohet si informatë.

Приказна која ќе ве шокира  Момчиња загинале во сообраќајка  а во багажникот Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Tregim që do t’ju shokojë: Disa djem humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni, e në bagazh…

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2015

Data e recensionit: 02.02.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Ngarkim joserioz dhe i panevojshëm i hapësirës mediatike me një legjendë urbane, e cila tashmë një kohë qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe nëpërmjet e-mail-it. Përmbajtje që nuk adekuate për gjithë publikun dhe nuk dihet se pse është e rëndësishme informata e këtillë. Nëse funksioni i një mjeti të informimit publik është të informojë dhe të edukojë, atëherë kemi informatë të gabuar.

Tashmë disa herë kemi theksuar se gazetari dhe redaktori duhet ta pyesin veten “Po çka?” para se të publikojnë një informatë. Pyetje e thjeshtë që jep përgjigje për relevancën e informatës për publikun, qoftë ata lexues apo dëgjues. Informata e këtillë, e cila nuk është e mbështetur me deklarata dhe për të cilën nuk ka asnjë burim të theksuar, jep përgjigje të shkurtë dhe të qartë në pyetjen më të rëndësishme para publikimit: “Po asgjë!”.

Nëse merremi me vërtetësinë e informatës, e njëjta ka qarkulluara si e-mail i njohur si “spam”, edhe atë që moti. Mungon vetëm që autori i panënshkruar i këtij publikimi ta përkthejë edhe pjesën e fundit të tekstit të kopjuar që ta kompletojë informatën: “Dërgojeni këtë 10 miqve tuaj që Zoti t’ju bekojë”.

Se me paraqitjen e shpeshtë të informatave të këtilla, kopje të pakontrolluara me vërtetësi tepër të dyshimtë, a bëhet fjalë për probleme më serioze në një pjesë te mediave të ashtuquajtura “main stream”, si pengesë për të raportuar për tema më relevante, është temë që duhet të trajtohet në veçanti. Në këtë rast, nuk është në rregull që temat që janë me rëndësi për publikun, të bijnë nën hijen e publikimeve të këtilla joserioze.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.