Është realizur vetëm gjysma e rikonstruksionit të internatit në Kavadar
Rikonstruksion i internatit ” Krste Petkov-Misirkov”
Me qëllim përmirësimi i standardit të nxënësve dhe mundësi për jetë të denjë në internatet e nxënësve, do të bëhet rindërtimi i internatit ” Krste Petkov-Misirkov” me ndihmën e qeverisë së Republikës së Maqedonisë. ( Afati i realizimit: qershor 2016)
ARSYETIM
Rikonstruksioni i shtëpisë së nxënësve ” Krste Petkov-Misikrov”, gjegjësisht i interantit të Kavadarit, ishte një nga premtimet e kryetarit aktual të komunës së Kavadarit Aleksander Panov, në faqen 22 të programit zgjedhor me të cilin kandidati i VMRO-DPMNE-së në vitin 2013 kërkoi besimin e qytetarëve të komunës së Kavadarit. Ky premtim duhej të realizohet në qershor të vitit 2016, por, deri tani ( 30.09.2016) është vetëm pjesërisht i realizuar.
Në programin zgjedhor të Panovit precizohet që ” rikonstruktimi”, që gjithsesi përfshinë edhe punë të tjera përveç ndryshimit të dyshemeve. Ndërsa, siç e shohim në raportimin e televizionit KTV, për këtë iniciativë flasin edhe kryetari i komunës së Kavadarit dhe drejtori i internatit Trajnka Tolevi, gjatë vizitës së kryetarit të komunës Panov në internat me 1 shtator të këtij viti ( 2016).
Panov në këtë deklaratë thotë që është rindërtuar dyshemeja me parat e komunës dhe të internatit, gjegjësisht gjithsej rreth 400.000 denarë, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikohet furnizimi me dyshekë.
… e ndryshuam tërësisht dyshemenë e të gjithë klasave, gjegjësisht e të gjithë dhomave për fëmijë, por edhe të zyrave. Kj0 ishte marrëveshje në një nga takimet e mija me drejtoreshën, jo vetëm për paralelet e reja për nxënësit nga Akademia e basketbollit, por të mos i ndajmë edhe nxënësit tjera dhe ne si vetëqeverisje lokale të ndihmojmë për përmirësimin e kushteve. U morëm vesh edhe për investime të mëtejshme. Unë do të propozoj në buxhetin e ardhshëm investime shtesë për furnizimin me dyshekë .. ( 0.51-1.28 nga video materiali)
Në deklaratën e njëjtë Paunov tregon që vitin e ardhshëm për këtë internat do të planifikohet shuma e njëjtë, por ka mundësi edhe shumë më e madhe për furnizimin e paralajmëruar- blerjen e dyshekëve
… Kjo është një nga institucionet që deri tani, sipas mendimit tim personal, ishte në gjendje më të keqe, prandaj fokusi im infrastrukturor është këtu, për sa i përket pajisjeve, nuk le për të dëshiruar, prandaj i propozova Këshillit shumë modeste për të ndihmuar internati. Vlera për vitin e ardhshëm sigurisht do të jetë e njëjtë, ndoshta edhe më e madhe ( 1.40-2.05 nga video materiali)
Drejtoresha e internatit të nxënësve, Trajanka Toleva, gjithashtu, thotë që është realizuar rindërtim i dyshemeve dhe nuk përmend angazhime tjera. Ajo thotë që për rikonstruktimin e dyshemeve dhe dhe dhomave janë dashur 400.000 denarë, por që ngelet të zgjidhet problemi me dyshekët.
Edhe pse e përdor fjalën “rikonstruktim” një reportazh tjetër televizive vërteton që është bërë vetëm ndryshimi i dyshemesë. Kuptojmë që bëhet fjalë për sipërfaqe prej 400 metër katror.
Për shkak se rikonstruksioni është angazhim i vogël i cili kam më shumë punë ndërtimore të lidhura me rinovim të ndonjë objekti ( kulmi, dyer, dritare, enterier…). dhe jo vetëm dysheme të re, këtë premtim i Aleksandër Panovit e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
BURIME
- (2013) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Александар Панов (стр. 22) [Пристапено: 30.09.2016]
- (01.09.2016) КТВ – (ВИДЕО) Ученичкиот дом „Крсте Петков Мисирков“ во Кавадарци подготвено ги пречека учениците [Пристапено: 30.09.2016]
- (01.09.2016) Сител – Реновирани просториите во интернатот во Кавадарци [Пристапено: 30.09.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari